Pr/ligji Taksa e pasurisë e detyrueshme, nëse s'paguhet, gjoba deri në pezullim shërbimi! Sa do të paguhet për banesën e parë në Tiranë e bashkitë e tjera

Pr/ligji Taksa e pasurisë e detyrueshme, nëse s'paguhet, gjoba deri në pezullim shërbimi! Sa do të paguhet për banesën e parë në Tiranë e bashkitë e tjera

Pr/ligji për taksën e pasurisë të cilin qeveria e ka nxjerrë në konsultim publik parashikon që taksa të vendoset mbi të gjithë pasuritë e paluajtshme, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të pasurive të paluajtshme.

Në nenin 8 të këtij pr/ligji është parashikuar që për banesën e parë, që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton, të ketë zbritje të barabartë me 50 përqind të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Në shtojcën nr 1 është paracaktuar dhe vlera e pragut maksimal e cila ndahet në 4 kategori.

Kategoria I Nër Tiranë, pragu është jo më shumë se 4.5 milionë lekë.

Kategoria II Në bashkitë e dyta si Berat, Dibër, Bulqizë, Divjakë, Durrës, Elbasan, Fier,Gramsh, Gjirokastër, Himarë, Kamëz,  Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Përrenjas, Pogradec, Rrogozhinë, Sarandë, Shijak, Shkodër, Vlorë vlera e pragut maksimal është jo më shumë se 3 milionë

Kategoria III Janë bashkitë Belsh, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dimal, Dropull, Finiq, Has, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Kuçovë, Libohovë, Maliq, Mallakastër, Patos, Peqin, Përmet, Poliçan, Pukë, Pustec, Roskovec, Selenicë, Skrapar, Tepelenë, Tropojë, Vau i Dejës pragu maksimal është jo më shumë 1,500,000 lekë

Kategoria IV Janë Fushë Arrëz, Memaliaj ku pragu maksimal është jo më shumë se 750,000 lekë.

Si bëhet përllogaritje?
Shembull:
Nëse banesën tuaj të parë e keni në Tiranë dhe kushton 8.5 mln lekë sipas këtij pr/ligji parashikohet që nga tatimi të zbriten 4.5 milionë që është pragu maksimal dhe të tatohet pjesa tjetër pra 4 milionë.
Nëse banesa juaj kushton 10 milionë lekë në Tiranë, nga tatimi do të zbriten 4.5 milionë dhe do të taksohet pjesa tjetër 5.5 milionë lekë.

Bashkëpronësia në banesën e parë

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.

Po kështu në nenin 4 parashikohet që Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % (njëzetë përqind), përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes së përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji.

Baza e taksës për ndërtesën që shfrytëzohet për banim në draft është
-0,05% (zero presje zero pesë përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për banim
-0,2% (zero presje dy përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike
 -30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Gjoba, kamatvonesa deri në pezullim shërbimi

Taksa e pronës është e detyrueshme dhe nëse nuk paguhet ligji parashikon gjoba dhe kamatvonesa.

Në nenin 23 të këtij pr/ligji shkruhet se Bashkia ka autoritetin dhe kompetencën për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore.

Po kështu nëse taksapaguesi nuk paguan detyrimet tatimore do të ketë dhe sanksione deri në pezullim të ofrimit të shërbimeve të caktuara nga bashkia të cilat do  të përcaktohen me vendim të Këshillit  Bashkiak.

“Nëse taksapaguesi nuk i paguan plotësisht detyrimet tatimore, deri në datën e fundit për pagesë, Bashkia mund të pezullojë ofrimin e shërbime të caktuara bashkiake, deri në pagesën e plotë të detyrimeve të papaguara tatimore” thuhet në nenin 22 të pr/ligjit

Në nenin 26 janë përcaktuar dhe rastet e gjobave

Taksapaguesi i cili nuk paguan taksën e pasurisë deri në ditën e fundit për pagesë, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 10% (dhjetë përqind) të taksës së papaguar.

Po kështu debitorit i cili nuk paguan taksën e papaguar deri në ditën e fundit për pagesës, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 20% (njëzet përqind) të taksës së papaguar, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

Gjobë dhe nëse nuk bën vetëdeklarimin në Kadastër

Po kështu me detyrim për poseduesin ose pronari është vetë-deklarimi, për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme që ai ka në posedim ose pronësi në Kadastrën Fiskale. Nëse nuk e ka bërë i dërgohet një letër kujtesë për përmbushjen e detyrimit

 Poseduesit ose pronarit që nuk e përmbush detyrimin për regjistrim, brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur letër kujtesa konsiderohet se është marrë prej tij, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

Personit që pengon verifikimin në terren të pasurisë së paluajtshme, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 5,000 (pesë mijë) lekë.

Taksa dhe gjoba, nëse ka të tillë, paguhet në dy këste të barabarta, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të vitit tatimor.

Kur do zbatohet taksa?

Taksa e pronës për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026. Taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.Taksa e pronës për apartamentin e dytë, apo më shumë do të jetë deri dyfish më e lartë se e apartamentit të parë.

(Kliko këtu për projektligjin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/08/2023 02:54

    Ketu ku jetoj,taksa varet nga madhesia e shtepise dhe nga zona ku eshte.Sa me e madhe te jete aq me shume paguan,por taksat ngrihen e ulen nder vite,por si dhe pse nuk e di.S.d.q te leverdis me mire te kesh shtepine tende,se sa te jesh me qera.Kurse tokat bujqesore e trojet e kane shume me te ulet taksen qe dhe ne kete rast varet nga madhesia e zona.Kamatvonesa nuk ka,por shteti mund te t'a marre pronen per mospagese taksash.Nje gje tjeter qe eshte pjese e taksave te prones jane dhe dy billat per ujin e rubinetit dhe ujerat e zeza.

    Përgjigju
    • Gjyqi: 10/08/2023 18:31

      Pra nese nuk ke sherbim si infrastrukture etj i hidhkan ne gjyq ne Strasburg dhe marrin miliona nga shteti ne gjyqe! Taksa duhet vetem ne Tirone ketu ne Tirone jane 60% e Shqiptareve dhe 100% e sherbimeve shteterore

  • Analisti: 09/08/2023 10:47

    Taksa ne rregull por si mund te paguaje TAKSE nje pronar toke psh ne nje zone malore ku minimumi ska 60% te vitit asnje Sherbim infrastrukture dhe keto zona malore te thella te humbura duhet minimumi 2 ore rruge makine me 4x4 pra nuk ka sherbim kompetitiv nuk e shet dot produktin dikush ne periferine me te larget ne nje qytet sesa ato ne qender apo zone A periferise prandaj duhet ndare me zona A-B-C-D ku zona A me afer qendrave dhe taksa me shume dhe zona D me larg dhe taksa gati minimale per arsye lidhjes rrugore qe mungon infrastruktura dhe kete e dine te gjithe ! Edhe pronat TAKSE per Apartament apo shtepi duhet fillimisht per ato qe kane mbi 5prona banimi pastaj per 2 , nuk duhet TAKSE per nje cift te ri qe ka vetem nje banese ne tirane psh , gjithsesi ky ligj ul cmimet e banesave …

    Përgjigju
    • Llogaritari: 11/08/2023 14:39

      1000m2 toke bujqesore × 300 leke = 300,000 leke 300,000 x 0.05% = 150 leke / vit. Do beje si do beje ;)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës