Telashe të reja për idhullin e adoleshentëve Justin Bieber. Mesa duket edhe këtë herë karakteti i tij gjaknxehtë do t’i shkaktojë probleme këngëtarit të njohur.

Sipas tabloidit TMZ, Bieber ka patur një sherr me komshiun e tij, të cilin e ka kërcënuar me vrasje, madje edhe e ka pështyrë në fytyrë.

Grindja ka ndodhur për shkak se komshiu i këngëtarit i ka kërkuar Bieber të ngasë makinën e tij me kujdes, pasi ishte duke shqetësuar banorët e tjerë.

Megjithatë kjo çështje nuk është lënë të kalojë nga Sherifi i Departamentit të Gjykatës së Los Angelos, i cili ka kërkuar proçedim penal për Bieber.

Kjo nuk është hera e parë që Justin Bieber përballet me probleme të tilla, të cilat herë pas here cënojnë edhe karrierën e tij.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com