Pro hebre/Njeriu i Trump çmim
Ramës në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për vizitë prej dy ditësh. Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e pluralizmit kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për vizitë prej dy ditësh.
Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e pluralizmit kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët.
Kryeministri njofton se ky vlerësim i është dorëzuar nga një i emëruar i presidentit amerikan Donald Trump.
Shkruan Rama në Facebook:
Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PER PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.
Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore.
Video nga ceremonia e dhënies së çmimit
Ky çmim i jepet Ramës një ditë pasi ai mbajti një fjalim të rëndësishëm, përballë një lobi të rëndësishëm izraelito-amerikan në SHBA, duke rrokur duartrokitjet e 18.000 të pranishmëve.
Ftesa e Ramës në këtë aktivitet dhe tashmë edhe marrja e një çmimi në SHBA për një kauzë pro hebrenjve, i vë vulën dhe mbyll një kapitull orvatjesh të opozitës shqiptare për ata armiqësuar me pahir Ramën me Izraelin dhe SHBA-të, për shkak të një votimi në OKB, ku Shqipëria votoi si pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, për zgjidhjen e dy shteteve në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, duke mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet vetëm të njërit shtet.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37.4%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt
30 Korrik, 12:04
-
VIDEO/ Edi Rama thyen rekord me gjatësinë, kryeson listën e liderëve botërorë
30 Korrik, 11:57
-
Ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris, KLP mblidhet nesër për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka
30 Korrik, 11:56
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite mblidhet Kuvendi! Spiropali do votohet si kryeparlamentare
30 Korrik, 11:35
-
Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin e tij
30 Korrik, 11:31
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik, 11:30
-
Lushnjë/ U kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)
30 Korrik, 11:28
-
Zëvendësoi Ilir Beqajn, shkarkohet pas 7 muajsh drejtoreshën e SASPAC, hapet gara për zëvendësuesin
30 Korrik, 11:27
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë
30 Korrik, 11:19
-
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët, dashuria u kalon përmes llogarive
30 Korrik, 11:19
-
Rama batuta me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë, të na japin spektakël
30 Korrik, 11:10
-
Shpërthimi në Velipojë, flet pronari i lokalit: Dyshoj për shkak të konkurrencës! Shikoni dëmet
30 Korrik, 10:57