Pro protestave në Turqi
3 të ndaluar në Tiranë

Pro protestave në Turqi<br />3 të ndaluar në Tiranë
TIRANE- Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për t’u solidarizuar në mbështetje të protestave në Turqi kundër kryeministrit Erdogan, por policia e Tiranës ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, pasi sipas uniformave blu, ky tubim ishte i paligjshëm, pasi nuk kishin marrë leje paraprakisht.

Të paktën 3 persona u ndaluan nga Policia e Tiranës, dhe janë mbajtur në Komisariatin numër 1 për disa orë..
 
“Policia i mori të rinjtë zvarrë, i rrahu me grushta. Disa prej të rinjve, policia u ka përplasur kokën tek fugoni teksa i tërhiqte zvarrë”- tha një dëshmitare okulare.

Të rinjtë mbanin në duar parulla si “Poshtë fashizmi”.  Mbrëmë rreth orës 20:00 avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj nga komisariatin nr. 1 informonin se policët dhunonin brenda qelive 3 të ndaluarit.
 
Në të njëjtën kohë, zhvillohej edhe një tjetër tubim nga PLSHR, por në mbështetje të Erdogan.  Sipas policisë, PLSHR kishte kërkuar lejë për tubimin, ndërsa të rinjtë në mbështetje të protestuesve në Turqi, ishin mbledhur pas njoftimin në rrjetin social “Facebook”.

Më pas dhjetëra të rinj u mblodhën para drejtorisë se Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” për të kërkuar lirimin e tyre.


protesta pro turqve ne shqiperi


 	protesta pro turqve ne shqiperi


 	protesta pro turqve ne shqiperi
 	protesta pro turqve ne shqiperi
(Foto:Nga momenti i ndalimit)

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi