Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë me gjatësi 60 km është i rrezikshëm për shkak të terrenit të pjerrët, kthesave dhe mungesës së barrierave mbrojtëse, sidomos pranë Qafë-Muzinës.
“Ndodhemi në afërsi të Qafës së Muzinës, ku pas krahëve të mi, në një gjatësi gati 40 metra ka mungesë të mureve mbrojtës”.
Në këtë rrugë të ndërtuar 6 dekada më parë mungon edhe ndriçimi! ARRSH-ja ka kryer rehabilitim të pjesshëm dhe kryesisht mbushjen e gropave, por kurrë ndonjë investim të plotë për zgjerimin apo eliminimin e kthesave të forta.
“Ky në fakt është një segment tjetër, në afërsi të Qafës së Muzinës që përbën problematikë, pasi ka mungesë të mureve mbrojtëse”.
Rruga nuk ofron siguri, tha një shofer për Report Tv, duke ndarë eksperiencën e hidhur që ka përjetuar pak ditë më parë kur u përfshi në aksident, shenjat e të cilit i ka të dukshme në fytyrë.
“Shumë rrugë e keqe është. Nuk ndihemi të sigurt. Duhet të ketë mur mbrojtës. Po të kishte mur mbrojtës nuk do të kisha dalë nga rruga”, tha i aksidentuari.
“Po të kishte pas mure mbrojtëse, nuk do të kishin vdekur 5 veta aty. Kam qenë aty. Duhet të ketë më shumë siguri”, tha një tjetër drejtues mjeti.
Rruga Gjirokastër-Sarandë, më së shumti përdoret nga linjat e transportit të udhëtarëve që shkojnë dhe vijnë drejt Greqisë për shkak edhe të afërsisë me Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe nga banorë të dy bashkive. Megjithatë, që nga hapja e rrugës së re “Ura e Kardhiqit-Delvinë”, frekuentimi i këtij aksi ka rënë ndjeshëm, bashkë edhe me numrin e aksidenteve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
...per inat te barierave, ia fusim me shkurt.????????????
PërgjigjuEshte skandal qe shteti ska vene dore 20 vjet ne kete rruge dhe taksat na i mbajn nga nafta, se e kan mendjen me vjedh
PërgjigjuMe skandalozja ne Shqiperi eshte mos vijezimi i rrugeve me boje te bardhe fosforeshente. Sepse naten jane ato viza qe te orientojne. Dhe sidomos kur ka mjergull, vijezimi eshte nje orientim shume i domosdoshem per drejtuesin e mjetit.
PërgjigjuPo nuk je i perqendruar ne timon do dalësh nga rruga
PërgjigjuSaktë, mund të ishte edhe i vdekur. Nuk të mbajnë barirat, trutë e kokës të mbajnë.