Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pasur probleme kardiake duke bërë që të shtrohej menjëherë në spital. Janullatos ka bërë një operim në zemër ku ka vendosur dy stenda dhe fatmirësisht ndodhej në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Lajmi është dhënë nga Kisha ortodokse në Shqipëri ku njofton se kryepeshkopi Janullatos u konstatua me stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave.

Kisha Ortodokse në Shqipëri njofton se brenda dy ditësh kryepeshkopi Janullatos do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepeshkopatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Operimi në zemër i Janullatos, Meta: Shërim të shpejtë dhe vlerësim për detyrën tuaj të rëndësishme

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos pas vënies së dy stendave në zemër dhe rikthimin e tij në detyrë sa më shpejtë. Meta ka shprehur falenderim ndaj kryepeshkopit Janullatos për kontributin e dhënë në forcimin e harmonisë fetare në vend.

"Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm. I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme. Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë. Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën", shkruan Meta.