Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të martë kundër Bullgarisë në ‘Air Albania’, një test miqësor që merr jetë në 18:00. Pas fitores kundër Çekisë po në Tiranë 3-0 mbrëmjen e djeshme, skuadra iu rikthye këtë të premte përgatitjeve.
Për shkak të lëndimeve, trajneri Sylvinho nuk do ketë gati Mirlind Dakun dhe Keidi Baren. Sulmuesi mori minuta gjatë pjesës se dytë, me Dakun që asistoi për Seferin në një nga golat e kuqezinjve. Një tërheqje muskulore ka bërë që Daku të jetë jashtë fushave për dy javë dhe pas rikuperimit do bashkohet me Rubin Kazanin në Rusi.
Nga ana tjetër, Keidi Bare nuk është në formën më të mirë dhe me kërkesë të Espanyol, mesfushori fierak do rikthehet në Barcelonë për të vijuar me rikuperimin.
Kujtojmë se për ndeshjen kundër Bullgarisë mungojnë edhe Ismajli dhe Broja, po për shkak të lëndimeve.