Probleme me fidanin e domates, fermerët në Roskovec: Prodhimi me cilësi të dobët, nuk na e marrin te pikat e grumbullimit! Shteti na ka braktisur, të na dëmshpërblejë

Investimet në serat me domate për 16 fermerë në fshatin Jagodinë në Roskovec të Fierit kanë shkuar dëm, ndërsa ankohen se fidani i bimës që ata kanë blerë, "Ozgan", nuk ka dhënë prodhimin që prisnin. Përveç sasisë, fermerët shprehen se ka probleme edhe me cilësinë, pasi domatet  mbesin të bardha nga brenda, edhe pasi piqen nga jashtë. Ata u ngritën në protestë një javë më parë, po sërish situata vijon po njësoj, pa marrë zgjidhje.

Janë 6 hektarë sera të mbjella me këtë fidan, teksa fermerët shprehen se në pikat e grumbullimit nuk ua marrin prodhimin, pasi vlerësohet se nuk bën për eksport. Ata i kërkojnë shtetit të ndërhyjë dhe të dëmshpërblehen, ndërsa theksojnë se nuk kanë të ardhura të tjera dhe se dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

"Pesë kokrra ça do bëj unë me atë, ku t'i çoj? Nuk janë për eksport ato. Janë të kuqe nga jashtë, e bardhë brenda. Ne i kemi kërkuar ndihmë shtetit, por asnjë reagim. Nuk kërkojmë dëmshpërblim nga shteti, por të kapë atë që ka shpërndarë farën dhe të na dëmshpërblejë ai. Ne vetëm serat kemi, kemi marrë dhe kredi, falimentuam. Asnjë nuk na e merr mallin, nuk bën as për eksport as për tregun vendas. Nuk mbajnë kokrra, ato pak çahen dhe rrinë të kuqe brenda e të bardha jashtë. Pikat e grumbullimit nuk i marrin", thotë një fermer.

"Fidanet që kemi marrë kanë qëlluar me probleme. Kam marrë 1 mln e 100 mijë fidanë. I kemi hedhur poshtë. Në pikat e grumbullimit nuk na i marrin, të paktën të kishim hequr këto korrat e mira, po na ikën truri, kemi borxhe, me çfarë do t'i lajmë? Po vjen sezoni prap, me çfarë do t'i mbjellë unë? Ne duam të paktën të na dëmshpërblejnë, të vijë shteti ta shohë situatën. Nuk kemi të ardhura të tjera", shprehet një tjetër.

Një javë më parë ishin fermerët e fshatit Suk2, Suk1 dhe Arapaj që protestuan për këtë problem, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Ministria e Bujqësisë për zgjidhjen e problemit të fermerëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 08/10/2021 13:32

    Ka vdek komunizmi o fshatar.je biznesmen .ose futon ose falimenton.ste la faj shteti se ca filani blend e ku e blen.ste jam faj as un qe ma shite domate ne korrik e gusht me 1000 lek kg.e skam pse taksat e Mia te demshoerblejn privatin.beje faren e fidanin vet.ose nerre me garanci. Fshatar me gjith kuptimin e fjales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025