
OSHEE njofton se disa zona në Tiranë janë pa energji elektrike. Bëhet fjalë për zonat pranë TEG - Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Shkak është bërë një problem në fiderat e Nënstacionit Farkë. OSHEE thotë se po punon për të riparuar linjat e djegura.
"Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e #OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive. Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG - Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.", njofton OSHEE.
Lajmi kryesor:
Shembja e urës izolon 10 fshatra në Kolonjë, banorët në protestë! Në izolim edhe 6 fshatra në Dropull! Osumi, Semani e Ishmi dalin nga shtrati, përmbytin tokat











