Nuk justifikoi blerjen e një apartamenti dhe një garazhi me vlerë 145 mijë euro, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika

Nuk justifikoi blerjen e një apartamenti dhe një garazhi me vlerë 145 mijë euro, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika

Gjyqtarja Rexhina Merlika

TIRANË-  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika. Shkarkimi i saj erdhi për shkak se Merlika nuk justifikoi pasurinë, ndërkohë që KPK nuk konstatoi probleme me figurën dhe profesionalizmin. KPK ka vlerësuar se gjyqtarja Merlika nuk justifikonte blerjen e një apartamenti 105.13 m2 dhe një garazh 24 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2012 me një vlerë prej 145 mijë euro. Merlika është gjyqtarja që la në burg infermieret që u arrestuan për korrupsion te 'Shefqet Ndroqi'.

Sipas KPK-së ka kontradiktë mes sipërfaqes së apartamentit dhe garazhit të blerë me çmimet e përcaktuara në kontratën e shitjes, ku ishte përcaktuar vlera 172 mijë euro dhe sipërfaqe 115.29 m2. Këtë pasuri, Merlika e ka paguar me këste, një pjesë me transfertë bankare dhe pjesa tjetër e pagesës është bërë cash.

Kësti i parë ka qenë 62 mijë euro, nga të cilat 35 mijë euro janë paguar nga një depozitë bankare, ndërsa pjesa tjetër cash. Sipas analizës së KPK-së, gjyqtarja Merlika dhe bashkëshorti i saj nuk ka kanë pasur mundësitë financiare për të shlyer këstin e parë të pagesës për këto dy pasuri, ndërsa për pjesën tjetër të kësteve kanë pasur mundësi.

Kësti i dytë është paguar në vitin 2019 me vlerë 30 mijë euro, ndërkohë që për pagesën e këtij kësti Merlika ka deklaruar se ka marrë një hua prej 20 mijë eurosh dhe një depozitë bankare me 10 mijë euro. Sipas KPK-së, huadhënësi nuk ka pasur mundësi financiare për të justifikuar shumën e dhënë prej 20 mijë eurosh, për këtë arsye kjo hua nuk është pasqyruar në analizën financiare të bërë nga KPK.

Edhe për këstin e tretë paraqitet pak a shumë e njëjta situatë. Kësti i tretë është paguar në vitin në 2010, ndërsa vlera e tij ka qenë 30 mijë euro. Edhe për këtë këst, Merlika ka deklaruar se ka marrë një hua prej 5 milionë lekësh. Po ashtu, Merlika pretendon se ka marrë një hua pa afat me vlerë 15 mijë euro. Sërish, KPK thotë se nuk janë dokumentuar burimet e ligjshme të huasë e për rrjedhojë dhe kjo shumë që Merlika pretendon se e ka marrë hua nuk është pasqyruar në analizën financiare të KPK-së. Nisur nga fakti se huaja nuk është konsideruar si e ardhur në vitin 2011, nuk janë përfshirë në analizë si shpenzime as shumat e deklaruara se kanë shërbyer për shlyerjen e saj në vitet 2013 e 2014.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar katër ditë më parë, Merlika ka deklaruar se ka dhurime nga vëllezërit e saj që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Sipas KPK, gjyqtarja nuk ka vërtetuar të ardhurat e siguruar nga dhurimet e një prej vëllezërve në Gjermani. Sipas Merlikës nuk mund ta sigurojë më dokumentacionin e dhurimeve nga vëllai, pasi kanë kaluar mbi 10 vjet dhe këto dokumente nuk disponohen më nga bankat. Gjyqtarja ka këmbëngulur se vëllezërit e saj kanë ta ardhura të mjaftueshme për dhurimet që i janë bërë asaj. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Rexhina Merlika zotëronte pasuri me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 29.1 milionë lekëve. 

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Krujë. Prej vitit 2013, Merlika e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruna: 17/03/2023 20:09

    Xhina eshte nje grua e veçante, dinjitoze dhe me personalitet. E njejta qe kur e kam njohur ne moshen 18 vjeçe. Vajze e vetme, pika e dobet e vellezerve, prandaj jam e prirur te besoj se e kane ndihmuar dhe financiarisht.

    Përgjigju
  • Loni: 13/03/2023 15:32

    Po kto me mbiemer Merlika jan Hajdut si fis

    Përgjigju
    • Kasemi: 13/03/2023 18:44

      Ti o Loni apo Lana, ne jep nje fakt se cfare paskan vjedhur Merliket. Merliket jane njerzit me puntore e me te ndershem qe njeh Kruja e gjithe Shqipria. Paska patur gje te madhe pasuri kjo Merlika, nje apartament e nje garazh qe jane me qindra mijra shqiptare qe kane sot disa apartamente, bile mijra edhe vila. Thuaj te verteten o ti Lana, se Rexhina eshte me e afta dhe me e ndershmja e gjithe gjykateseve qe ka sot ky vendi yne i qelbur. Ishte Rexhina qe la ne burg nje muaj para vetingut, hajdutin tuaj sekretarin e pergjuthshem te Ministrise se Financave. Hakmarrja nuk vonoi, hajdutet gjithnje lene koken per njeri tjetrin, jane bande.

  • Luan Merlika: 13/03/2023 13:46

    Neve komunistat nuk na dun se jemi pasardhës të Mustafa Krujës, edhe gruaja ime humbi se nuk ishte komuniste. Paret janë vënë sepse unë Luani jam avokat me emër në Tiranë. Ato që hoqën grun time Allahu i denofte aty ku i dhemb me shumë e ju bofshin ilaçe jarebi. Xhina gjithsesi do ecë me kokën lart pasi ka një karrierë dhe familje të shkëlqyer

    Përgjigju
    • cuf dabjoni: 13/03/2023 16:49

      O Luano !! Pse habitesh... komisioni ishte motra e Ballukes, ajo e zhvillon mire Luften e Klasave sipas porosise se Beqirit dhe shokut Enver.. Xhina si e qujne mirditoren ne Krue, as te mos mendoj kush se mund te merrte pare ne Kruje se per ata Mustafa eshte idhull...duhet pa ene biografia e dy te tjerave qe te mos i shajme kot. Ato veç kane zbatue Urdhnin e Partisë. Gajret se nuk hiken kush nga kjo dynja pa pague per mekatet

  • Veting Albania: 13/03/2023 13:10

    Ky nuk eshte veting, por selektim sipas lidhjeve shoqerore dhe miqesore. Largojne pa te drejte nje gjyqtare profesioniste, serioze dhe korrekte ne zbatimin e ligjin. Largojne profesionistet nga sistemi dhe kalojne vetingun njerezit me negative, me te korruptuar, me nje mije e nje probleme te pasurise dhe figures. Shqiperia cka qene ceshje dhe cdo te jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë