Kandidat për SPAK-un/ Pasuria dhe DSIK shkarkojnë prokurorin që hetoi ish-ministrin Ksera, Fullanin dhe vrasjen e Santos

Kandidat për SPAK-un/ Pasuria dhe DSIK shkarkojnë prokurorin që hetoi ish-ministrin Ksera, Fullanin dhe vrasjen e Santos

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Ndini Tavani, i cili ishte edhe kandidat për SPAK-un. Shkak i shkarkimit është bërë problemi me pasurinë që ka konstatuar komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por edhe raporti i DSIK.

Pak ditë më parë prokurori i Tiranës, Ndini Tavani u ballafaqua me diferencat negative në pasuri dhe raportin e DSIK-së që ngriti pikëpyetje për shpërdorim detyre gjatë hetimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në si dhe dy hetime të pushuara.

Komisioni konstatoi bilance negative të kursimeve në vitet 2006 deri në 2016 e ndërsa me kontrollin e figurës, DSIK konstatoi përshtatshmëri për të vijuar detyrën, ndërsa sipas komisionit prokurori është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, kjo lidhur për shpërdorimin e detyrës, për shkak të kontakteve me persona të dyshuar për krijimin e vlerës mashtruese me tatimet. Ai kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi sot, ndërsa vetë prokurori nuk ishte në seancë. 

Ndini Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta. Ai u transferua në vitin 2012 nga Prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës me firmë të kryeprokurores Ina Rama si pjesë e Task-Forcës anti-korrupsion. Tavani ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhaj si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera. Po ashtu, prokurori Tavani ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo.

Prokurori Ndini Tavani nuk ishte sot ne seance

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 12/10/2019 11:04

    Kam qene present kur Kastriot Ismailaj i dha 200,000 eur per ti pushuar ceshtjen, te cilen Ndini e beri. Ta verifikoje Spaku kete fakt. Ndini eshte per burg, njeri i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Ndini ka shokun e tij te ngushte Isuf Shehu si sekser avokstin e tij. Njeri i ulet. Kerkojne 15,000 euro per nje ceshtje Vendim i drejte nga KPK Ndini! Do i lash te gjitha! Ky eshte vetem fillimi. Do kesh supriza se shpejti per dosjen Ismailaj. Do i besh shoqeri ne burg

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/10/2019 07:17

    O Ndiniii beracaku. Bere lek ne Vlore bashke Prokurorin e rrethit asokohe, apo jo Ndinii. Nuk ti kane gjetur 2 Apartamentet te Oslo ne Uje te Ftohte se i ke me emer tjeter. Ti dhane shperblim per token me dokumente fallco. Po lidhje ma Edison Harizajn , o legen. Nje bq Berati do beje emer ne Vlore. YYYY kurve. Rri si m tani.

    Përgjigju
  • Ceni: 11/10/2019 14:41

    Njé BANDIT mé Pak né Sistemin e Ri té DREJTÈSISÉ !!! NJÉ KRYEKRIMINEL mè Pak nga ORGANIZATA KRRIMINALE e "KÇKsè" sé Plepave té Durrésit !!! Por NUK mund té Mjaftohet me KAQ , sepse ky KRYEKUSAR me KOLLARE duhet té DORÉZOJÉ GJÈNÈ E VJEDHUR dhe té SHKOJ NÈ GOP TÈ SÉMÈS(BURG) , NJÈ ORÉ E MÈ PARÈ , sepse ka VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR SHQIPTARÈT , dhe ka PUNUAR pèr SISTEMIN E (PA) DREJTÉSISÉ , pasi DREJTÉSI NUK ka dhénè fare ky KRYEHORR ISH PROKUROR , qé e la té Liré KRYEKUSARIN dhe KRYEHAJDUTIN e BANKÈS sè SHQIPÈRISÉ Ardjan KRYEHORR Fullanin !! Dhe mbasi KRYEKUSARI Ardjan Fullani Fitoi LIRINÉ , i PLAÇKITI SHQIPTARÉT pèr heré tè DYTÉ , duke ju ZHVATUR mbi 500 MIJÈ €URO tè tjera DÉMSHPÉRBLIM , dhe ky KRYEHORR ISH PROKUROR I KRIMIT té ORGANIZUAR , ka marrè Pjesén e tij té €UROVE dhe $DOLLARÉVE tè PISTA té Ardjan MASKARA Fulanit dhe KRYEHAJDUTIT me DAMKÉ BOTÉRORE !!!!

    Përgjigju
  • Populli: 11/10/2019 14:11

    Nje I korruptuar me pak ne kete sistem. Larg hajdutet nga drejtesia...

    Përgjigju
  • Tosum Baci: 11/10/2019 14:11

    Gjynof se ky nuk la te korruptuar pa fut ne burg. Na u desh me i dhon dhe lek Fullanit se donte cuni ferrari.

    Përgjigju
    • Tit: 11/10/2019 14:53

      Fiks e ke. Paska hetuar Fullanin ky, duke i sajuar provat në atë mënyrë që Fullani, jo vetëm t'ia hidhte paq, por të merrte edhe një kamion me lekë si shpërblim.

  • llumi: 11/10/2019 12:16

    po si s ke pak turp moj ti bekteshi, moj e paafte dhe e korruptuar deri ne palce...meresh shume me 2.5 mil e ketij dhe e konsideron si pasuri te pajustifikuar, nderkohe qe per k.seliten 60 mije euro dhurate nga vjerri, 4 mije euro dhurate nga vellai qe gjithsej rrogen e kishte 4030 euro/vit, padi penale nga bashkeshortja per dhune...etj etj as nuk i llogarit fare dhe votove pro nje maskarai qe meriton burgun ?!!! MALLKUAR QOFSH NE JETE TE JETEVE TI DHE FEMIJET E TU !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë