Dy orë bllokuar, zhbllokohet situata në Kakavijë dhe Kapshticë në palën greke (Video)

Pasditen e sotme për më shumë se dy orë janë krijuar radhë kilometrike në palën greke në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës. Emigrantët shqiptarë denoncuan se u bllokuan në palën greke, ndërsa shkak nga pala fqinje u tha se ishte problemi me sistemin kompjuterik.

Radhët e makinave në pritje të kalimit nga Greqia për në Shqipëri arritën mbi 4 kilometra. Policia kufitare shqiptare theksoi se ‘lëvizja në palën shqiptare është normale, ndërkohë në palën greke për shkak të mosfunksionimit të kompjuterit është krijuar radhë”. Pas zhbllokimit të situatës kalimi po vijon normalisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar