Shqetësimet e përdoruesve të telefonave inteligjentë e sidomos të iPhone-ve janë shtuar pas një videoje të hedhur në youtube ku një specialit IT-je tregon sesa e lehtë është të hysh në të dhënat e një iphoni, ndonëse nuk e tregon mënyrën sesi e arrin këtë gjë. Ai tregon se përdoruesit e iPhoneve duhet të ndihen të kërcënuar pasi ata që mund të duan të marrin të dhëna nga telefoni apo iPadi i tyre mund ta arrijnë këtë fare lehtë.

Por Apple-i ka reaguar menjëherë duke thënë se videoja nuk është transparente për të treguar sesi ky person arrin të hyjë në të dhënat e treguara pasi fare mirë mund të ketë marrë leje nga përdoruesi i smartphonit për të patur akses në to. Ata janë shprehur se sistemi operativ i iOS është shumë i mbrojtur dhe asnjë e dhënë nuk mund të shihet pa marrë aprovimin e tyre.

Megjithatë videoja e hedhur nga specialisti Jonathan Zdziarski tregon sesi hyn në telefonin e dikujt dhe lexon mesazhet, shikon fotot dhe rubrikën e kontakteve dhe ka akses në llogaritë elektronike fare lehtë. Apple instiston nga ana e saj se siguria dhe privatësia e smartphonëve të tyre është mëse e garantuar, ndonëse nuk është njoftuar për marrjen e masave të reja apo ndryshimeve të mundshme për të përmisuar sigurinë e përdoruesve të tyre.

Themeluesi i një blogu mbi teknologjinë e avancuar, që rënditet i 12-ti ndër 100 blogjet më të klikuara paralajmëron se Apple-i ka vërtet nevojë për një rishikim të menjëhershëm të nivelit të tyre të sigurisë, duke shpjeguar në formë metaforike se çelësin e privatësisë së përdoruesve të iPhon-ve dhe Ipad-ve e ka Apple, por agjensi monitorimi si NSA apo hackera të ndryshëm mund ta kopjojnë atë duke u futur në database-in e ketyre pajisjeve.

Ai theksoi gjithashtu se Apple-it nuk i intereson aspak të cënojë më shumë besueshmërinë pas akuzave për bashkëpunim me kompanitë e investigimit dhe monitorimit, si NSA, ndaj duhet të marrë menjëherë masa më konkrete në përmisimin e sigurisë së tyre.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)