Gjashtë orë më parë, ekuipazhi i Artemis II u nis drejt Hënës dhe tani po orbiton rreth Tokës. Astronautët kanë zhvilluar edhe disa prova në anije.

Pak përpara se të nisej, fluturimi pati disa probleme të vogla teknike me me sistemin e ndërprerjes së fluturimit, i cili është projektuar për të shkatërruar raketën nëse del nga kursi, si edhe me një bateri që do të tërhiqte kapsulën e ekuipazhit larg rrezikut në rast problemi.

NASA arriti t’i zgjidhte problemet brenda pak minutash dhe nisja u prit me eufori të madhe.

Astronautët konfirmuan kishin kaluar vijën Kármán, duke hyrë në hapësirë dhe në orbitën e Tokës.

Ekuipazhi ka shijuar “pamje epike” në rrugën drejt Hënës, por jo gjithçka ka shkuar pa probleme.

Pati një ndërprerje të shkurtër në komunikim, që bëri që pika e kontrollit në Tokë të mos mund t’i dëgjonte astronautët. Dhe, ndër të tjera, pati edhe një problem me tualetin, i cili tashmë është zgjidhur.

Gjumi i astronautëve është planifikuar të ndahet në dy pjesë. Ata janë planifikuar të flenë rreth katër orë përpara se të zgjohen për të monitoruar atë që quhet “ndezja për rritjen e perigjeut”, kjo do ta vendosë anijen kozmike Orion përsëri në një orbitë të qëndrueshme për kthimin drejt Tokës.

Pas kësaj, ata do të flenë edhe katër orë e gjysmë të tjera.


Lajmi kryesor:

Artemis II, misioni hapësinor i NASA-s niset drejt Hënës, rikthim historik pas 54 vitesh (VIDEO)