Problemet e infrastrukturës në Lezhë
banorët: S’ka investime prej vitesh

Problemet e infrastrukturës në Lezhë<br />banorët: S’ka investime prej vitesh
Lezha është një ndër qytetet me infrastrukturën më të dobët në vendin tonë. Edhe pse është një qytet që prêt me mijëra turistë në vit, infrastruktura rrugore në këtë qytet por edhe shërbimet lënë për të dëshiruar.
 
Banorët ankohen se janë lënë pas dore si nga pushteti qëndror dhe ai lokal.

Është një katastrofë. Është shumë e vështirë për ne emigrantët që të vijmë këtu e të gjejmë një gjendje të tillë. Shumë trafik e shumë rrugë të këqija” tha një qytetar. Një tjetër tha se, “Këtu është turp, Lezha meriton më tepër. Të rregullosh një urë e të rregullosh një qendër të qytetit është shumë e pafalshme”, ndërkohë që një tjetër u shpreh se, “Është shumë keq. Ne sot kemi ardhur dhe shohim që është shumë keq. Kemi 1 orë për të ardhur nga zona e Balldreut. Nuk meriton të vihet fare”.
 
Veç infrastrukturës rrugore problem në këtë qytet janë edhe kanalizimet e ujërave të zeza si dhe uji I pijshëm
 
Edhe pse në këtë qytet në muajt e fundit është ndërhyrë me investime, sërish situata mbetet problematike në shumë lagje të këtij qyteti, pore dh enë qendrën e saj. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!