Problemet ekonomike të Francës përkeqësohen me afrimin e festave

Problemet ekonomike të Francës përkeqësohen me afrimin e festave

Foto ilustruese

Edhe pse është periudha e cila shënon fitimet më të mëdha për bizneset, këtë vit për shkak të krizës duket se një gjë e tillë ka shumë pak shanse të ndodhë jo vetëm në Francë por në të gjithë Evropën.

Baret, kafenetë dhe restorantet do të vazhdojnë të jenë mbyllura për të paktën dy javë të tjera, pavarësisht lobimit për t’i rihapur. Ndërkohë qëkur vendi ka hyrë më bllokimin e saj të dytë ka pasur një rënie prej 95 përqind të shitjeve në industrinë e pijeve.
Në vitet normale shumë biznese të vogla, të tilla si librari siguronin fitimet maksimale para periudhës së krishtlindjeve, por ky vit ofron një tablo krejt tjetër.
Por ndërsa blerësit në dyqane kanë rënë dukshëm, gjigandët e internetit si Amazon po marrin një pjesë edhe më të madhe të tregut gjatë bllokimit.
Të Premten disa nga emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze të ditëve moderne protestuan në një varkë në Lumin Sena, për t'i bërë thirrje qeverisë për të mbrojtur tregtinë e librit.

Megjithatë qeveria ka qëndruar stoike ndaj vendimit se vetëm bizneset thelbësore do të qëndrojnë të hapura gjatë bllokimit, i cili filloi më 30 tetor dhe përfundon më 1 dhjetor.
Qeveria ka thënë se shpreson që njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë dhe të takojnë familjen për Krishtlindje, por ajo ka paralajmëruar që tubimet e mëdha do të mbeten të ndaluara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës