Problemet me shikimin/ Mjekja: Para se të regjstrohen në klasë të parë fëmijët duhet të bëjnë vizitë të okulisti

Fëmijët para se të regjistrohen në klasë të parë duhet të bëjnë një vizitë tek mjeku okulisti. Me anë të kësaj mënyre arrihet që mjeku të kap në kohë problemet që mund të shfaqen tek fëmijët. Okulistja Nora Burda, tregoi për Report Tv, se nga vizitat e kryera, rreth 40% e fëmijëve dalin me probleme me shikimin.

“Në tërë pacientët që bëjmë ne gjatë vitit, llogarisim vitin para se të fillojë shkolla atë tre katër mujorshin  para shtatorit, në të cilën fëmijët vijnë dhe bëjnë vizitat për në shkollë, rreth 40% e fëmijëve dalin me probleme me pamjen, që kanë nevojë për syze, hipometropia, miopia, stigmatizmi. Pastaj ka dhe problematika të vecanta të cilat lidhen me probleme kongenjitale ose probleme të lindura të pamjes për të cilat prindërit dhe fëmijët vet nuk janë në gjendje që të ankohen apo që të kuptojnë dicka”-u shpreh okulistja

Po ashtu mjekja tregon se fluks të vizitave ka pasur gjatë tre muajve të verës, por më së shumti në muajin qershor, për të qenë gati për regjistrimin  e fëmijëve në shtator. Mjekja Burda rekomandon që të reduktohet koha që fëmijët qendrojnë para pajisjeve elektronike, ku koha e mjaftueshme është 20 minuta në ditë.

“Për problemet të cilat ne i investigojmë dhe i vërejmë gjatë vizitës, ne fëmijëve ju rekomandojmë  që të vijnë cdo 6 muaj që të kontrollohen, nëse dalin me syze apo kanë probleme të tjera me pamjen, cdo 6 muaj duhet të bëjnë një konsult tek okulisti. Minimalisht të mos i lejojnë fëmijët të qëndrojnë nëpër tablet, iphone. Në televizor të rrinë sepse televizori është larg por tableti dhe iphone janë ato që e nxjerrin më shumë në pah, janë një faktor risku për të zhvilluar probleme me pamjen tek fëmijët. Sa më pak të rrinë fëmijët në ipad dhe në iphone aq më mirë është dhe për problematikat e syve”-tha Nora Burda

Me datë 16 shtator nis viti i ri shkollor, ku fëmijët do të nisin rrugëtimin e tyre të dijes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë