Problemet në shëndetësi pas rimbursimit të barnave, qytetarët: Ka mungesë ilaçesh

Një ditë pasi hyri në fuqi lista e barnave të rimbursueshme, problemet me shëndetësinë vijojnë të jenë prezente. Qytetarët tregojnë se disa barna nuk janë futur në listën e rimbursimeve, ndërsa të tjera nuk janë ende në farmaci.

Dikush kërkon medikament në farmaci, por nuk e gjen. Një tjetër nuk arrin të përballojë dot shpenzimet e ilaçeve. Lista e barnave të rimbursueshme nuk ka përfshirë preparatet e tyre mjekësore.  Kjo është panorama që gjendet sot në farmacitë dhe spitalet e Tiranës, ku qytetarët tregojnë se përpos shqetësimeve shëndetësore kanë edhe shpenzime të mëdha ekonomike.

Tani më ka  filluar sëmundja e parkinsonit. Për çfarë ilaçi jeni të interesuar? Rapinorol, Rapinoroli nuk është në farmaci. Mezi e gjejmë. Jemi nga Berati dhe nuk ka. E bëjmë me porosi. I lutem Ministrisë së Shëndetësisë që ta nxjerri këtë ilaç se nuk gjendet. Po më ka kushtuar. Kura e parë shkoi 100 mijë lekë. Duhet të ma nxjerri këtë se me Parkinson është një sëmundje e pashërueshme, është kronike. Dridhet gjysma e trupi.

Qytetare

Unë vuaj nga altroza. Ilaçet i marr të gjitha me lekë dhe më kushtojnë. Më ka kushtuar një ilaç 13 mijë, 15 mijë, por nuk është 1, janë dy, tre, që unë duhet t’i marr çdo muaj se po nuk mora ato unë nuk eci dot. Varet çfarë mund të ndryshojë se unë sa po vjen po avancon kjo sëmundje. Vetëm një ilaç futet te barnat e rimbursimit. Vetëm ajo. Kushton 7500 lekë. Të tjerat unë i marr me lekë.

Amedie Shabani-qytetare

Të tjerë qytetarët thonë se kanë hequr dorë nga ilaçet e listave të rimbursimit, pasi nuk kanë dhënë efektin e duhur.

Keni marrë ndonjë herë ilaçe me rimbursim?
Sot e ca vjet, nuk marr më. Mi sjell djali nga jashtë.

Po përse si merr?
Nuk më pëlqen.

Të kanë bërë efekt?
Jo

Vetëm një ditë më parë, Eduart Ahmeti, drejtori i fondi i sigurimit të kujdesit shëndetësor doli në një konferencë për media, ku njoftoi listën e barnave të reja që do të rimbursohen, ndërsa sot qytetarët tregojnë se kanë mungesa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja