Shtohen 36 barna të reja në listën e rimbursimit, dy javë kohë farmacive

Shtohen 36 barna të reja në listën e rimbursimit. Sipas Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, nga lista e re përfitojnë 475 mijë qytetarë. 
Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti ka bërë sot me dije përmes një deklarate për media fillimin e procesit të aplikimit për listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2018, ku zgjerohet gama e medikamenteve të rimbursuara dhe diagnozave që mbulohen.

Konkretisht lista e re e barnave përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternativë e parë, 344 principe aktive, dhe 36 barna të reja të përfshira për herë të parë në listën e rimbursimit, për diagnoza si insufiçencë kardiake, kancer, hepatit C, alzhaimer, diabet etj. Padyshim risi është përfshirja në këtë listë e herceptinës, njera formë e saj, e cila së bashku me formën tjetër që sigurohet në QSUT arrin mbulimin 100% të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit të gjirit. Përveç shtimit të numrit të barnave të LBR 2018, vlen të theksohet se çmimet e miratuara janë ulur me rreth 11% krahasuar me çmimet e listës së mëparshme, duke sjellë kështu mundësinë për zgjerimin e listës së rimbursueshme dhe në përfshirjen e diagnozave të reja që më parë nuk ishin mbuluar.

Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti

Ndërkaq theksohet se përpos shtimit të barnave të rimbursueshme, çmimet janë ulur me 11 për qind.

Krahas uljes së çmimit të barnave, është rritur vlera e financimit për rimbursimin e tyre. Në sot financojmë rreth 10.4 miliardë lekë për rimbursimin e barnave dhe përfitojnë rreth 475 mijë qytetar. Vetëm nga barnat e rinj do të përfitojnë rreth 10 mijë qytetarë.

Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti

Ky faktor pritet të sjellë përplasje mes farmacistëve dhe qytetarët, të cilët ende nuk e kanë kontratën e re. Aplikimi i listës së vitit të shkuar ka ccmime më të larta, diferenca e të cilëve me listën e re mesa duket do të jetë nga xhepi i farmacistëve ose qytetarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin