Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit

Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume foli në Report Tv sa i takon problemit me kartat e identitetit të skaduara që i hoqën mundësinë 6 mijë votuesve në Himarë të votonin sot në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas Kumes duhet të ishin marrë masa, nga institucionet, partitë politike dhe vetë individët. Sipas tij ekspertët që monitorojnë dhe hartojnë listën e zgjedhësve duhet ta dinin këtë problem me kartat dhe të informonin KQZ-në dhe partitë politike.

'Zgjidhja nuk është e panjohur. Jemi përballur dhe në 2021. Në 2023 qeveria mori vendim për ti shtyrë për të bërë të përdorshme kartat e identitetit për të qenë të vlefshme për votim. E njëjta gjë mund të ndiqej në këtë rast. Gati 1/3 e zgjedhësve iu mohohet e drejta. Një pjesë jo e vogël bie mbi zgjedhësin. Pjesa tjetër bie mbi institucionet. Informacioni për të kërkuar trajtimin e diçkaje të tillë, merret nëpërmjet ekspertëve që përfaqësojnë PD në KQZ dhe kanë ekspertë që monitorojnë. Kanë akses për procesin e hartimit të listës së zgjedhësve. Duhet të njoftonin KQZ dhe partitë politike. Kjo ka qenë rruga proceduriale. Ky fenomen afekton procesin zgjedhor në Himarë. Por kanë qenë të pakujdesshëm për të patur dokumenta identifikimi. Ngarkon me përgjegjësi të madhe partitë politike', thotë Kume.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari