Vihen në hetim administratorët e 2 subjekteve në Vlorë e Ksamil, lejuan muzikën pas orarit të përcaktuar

Policia e Vlorës, ka proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil.

Sipas policisë në një beach-bar dhe në një lokal është lejuar muzika pas orarit të paracaktuar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundështim me rregullat e përcaktuara, procedohen penalisht administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe në Ksamil.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun Vlorë, për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike duke monitoruar subjektet që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje ose në kundërshtim me normat e lejuara të vendosura nga organet kompetente.

Si rezultat i kontrolleve, në Dhërmi u konstatua një subjekt (beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, duke prishur qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.

 Po si rezultat i këtyre kontrolleve, në Ksamil u konstatua një subjekt (lokal) ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike.   

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", për administratorët e subjekteve, shtetasit E. P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç.     

 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve, që të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë