Brenda 10 ditëve nga data e miratimit, leja e legalizimit, e shoqëruar nga dokumentacioni teknik, i dorëzohet ose i dërgohet në rrugë postare subjektit përfi tues”, thekson Vendimi i Qeverisë.

Pezullimi i procedurave administrative dhe i miratimit të lejes së legalizimit bëhet vetëm në rastet kur: për ndërtimet informale dhe shtesat anësore/ në lartësi plotësohen kushtet e ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, për ato shqyrtime gjyqësore që kanë si objekt mosmarrëveshjet për të drejtën e pronësisë mbi vetë ndërtimin/shtesën apo mbi parcelën ndërtimore; për shtesat anësore/ në lartësi plotësohen kushtet e ligjit mbi legalizimet, kur nga gjykata është vendosur masë sigurimi padie, në kuadër të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve midis subjekteve aplikuese dhe pronarit të truallit privat.