TIRANE - Në procesin gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe dy vartësve të tij, Gjykata e Tiranës mori në pyetje 3 dëshmitarët e prokurorisë. I pari që doli para togave të zeza, ishte Lluka Xhengo, specialisti i kompanisë ndërtuese që ju anulua tenderi i fituar.
Ai tregoi procedurën e ndjekur nga kompania deri në kallëzimin ndaj kryetarit Mziu. Ky i fundit dhe avokatët pretenduan se firma fituese u skualifikua pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e parashikuar nga ligji.
Prokurorja, tha se dëshmia e Xhengos tregoi të gjithë procedurën e paligjshme të ndjekur nga i pandehuri Mziu dhe vartësit e tij. Më pas,u pyetën dy banorët e rrugës “Zgjimi”, për ndërtimin e së cilës është marrë i pandehuri për “shpërdorim detyre“ kryetari Mziu.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com