Procesi i Berlinit, Daçiç: Shkoj në
 Kosovë në fund të muajit mars

Procesi i Berlinit, Daçiç: Shkoj në<br /> Kosovë në fund të muajit mars
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka konfirmuar se nga fundi i muajit mars do të vizitojë Prishtinën për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

"Vizita ime nuk ka të bëjë me temën e statusit dhe nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë për Kosovën", tha Daçiç para gazetarëve në selinë e misionit të OSBE-së në Beograd, duke shtuar se takimi do të mbahet pa simbole shtetërore.

Daçiç ka shtuar se me këtë rast, si kryesues i misionit të OSBE-së, do të vizitoj këtë organizatë në Prishtinë dhe theksoi se vizita, gjithashtu nuk ka karakter shtetëror. Ai rikujtoi se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës u mundësua pas bashkëpunimit me OSBE-në.

Ministri i Jashtëm serb tha gjithashtu se më 6 shkurt në New York do të mbahet seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Ministrat e rajonit të Punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit, do të takohen në javën e fundit të muajit mars në Prishtinë.

Takimi do, ashtu si dy të parët në Berlin dhe Beograd, të organizohet sipas formulës së Gymnichut, pra pa shfaqjen e simboleve shtetërore.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?