Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan në konferencën e drejtuar nga Maas! Gjermania: Brenda vitit negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, është zhvilluar sot Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Konferenca kishte për qëllim të para përgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive , i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të korrikut.

Veç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mrën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të disa vendeve anëtare të  BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Varhelyi.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së. Ai i quajti përpjekjet që po bën aktualisht Portugalia si kryetare e radhës së BE-së për ta kaluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në planin dypalësh një “fundament i mirë për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ndërkohë që ditën e djeshme nuk ka kaluar pa bujë edhe deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas I cili deklaroi se BE duhet ta heqë të drejtën individuale të shteteve anëtare për të vendosur veton ndaj politikave të jashtme, pasi blloku evropian nuk mund të mbahet peng.

Komentet e tij reflektojnë acarimin e Berlinit me mënyrën se si vende anëtare, si për shembull Hungaria, pengojnë Unionin të veprojë për çështje për të cilat thuajse të gjitha shtetet bien dakord apo sesi Bullgaria kërcënon të përdorë veton e saj për pengimin e hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Pas këtij Samiti liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tiranë më 10 Qershor, në një samit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi, pak ditë para se të mbahet edhe Samiti I Këshillit Evropian në 22 Qershor, datë kur pritet vendosja e datës së Konferencës Ndërqeveritare.

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Ai ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Xhaçka merr pjesë në takimin online me homologët e rajonit të Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit, ambicieje madhështore

1623156762_d290f192d36245aa8311d215783800d0.jpg

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online të Ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit. Xhaçka ndodhet aktualisht në një vizitë pune në Neë York, nga ku theksoi se Shqipëria është plotësisht e angazhuar në arritjen e qëllimeve të agjendës së përbashkët të tregut rajonal dhe në zbatimin e Planit relativ të veprimit.

Sipas saj, është jetike që reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeten nga një perspektivë e besueshme e integrimit në Bashkimin Evropian të rajonit.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithnjë një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore: integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin”, u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Ora 12:46
Maas: E ardhmja e rajonit në BE! Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformat e ndërmarra

Në fjalën hapëse të takimit virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë! Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha Maas.

Po ashtu, Maas shkroi edhe në Twiitter se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit”, shkruan Maas.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja