Eurodeputeti Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë iu përgjigj pyetjes nëse BE  po bën mjaftueshëm me seriozitet për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi një shprehje në anglisht, teksa tha se “askush nuk të jep një drekë falas”.

“Doja t’ju jepja një shpjegim të gjatë fillimisht për kapitujt për të treguar sesa seriozisht po merret. Po merret seriozisht, por është një shprehje se askush nuk të jep një drekë falas. Por mundësitë janë dhe nëse bëhen gjërat siç duhen bërë, jam i bindur se edhe opinion i qytetarëve do të rritet pro zgjerimit. Shqipëria ka qenë gjithë kohës pjesë e Evropës, turizmi tregon se shumë qytetarë të BE vijnë se si është jeta këtu, sa moderne dhe sa mirë është në Shqipëri. Prandaj them se ka mundësi.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Schieder: Shqipëria zgjodhi formën më 'radikale' për të reformuar drejtësinë! Jo show politik, të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet