Procesi i rindërtimit, Rama: Rikthimi në shtëpitë e reja vijon çdo ditë për të gjithë të prekurit nga tërmeti

Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara vijon. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video në Facebook të një familje në Tiranë e cila është futur në banesën e re.

Ai shkruan se rindërtimi do të vijojë çdo ditë për të gjithë të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

"Mirëmëngjesi dhe me disa nga shtëpitë e rindërtuara në Tiranë, ndërkohë që rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një të dielë të qetë" - shkruan Rama.

Ndërkohë 2 ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv u shpreh se viti 2021 do të jetë i fokusuar në rindërtimin e banesave kolektive për të dëmtuarit e tërmetit.

 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 27/12/2020 08:57

    Po me pallatete e demtuara, klasifikuar DS4 kur do merreni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren