Procesi i rinumërimit të votave do të përfundojë pas një jave, rinumërimi për shkak të manipulimeve

Procesi i rinumërimit të votave do të përfundojë pas një jave, rinumërimi për shkak të manipulimeve

Sipas Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka,  procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 ditëve, pastaj iu hapet rruga numërimit të votave me kusht, që praktikisht do t'i marrë edhe 2 ditë.

Procesi i rinumërimit të votave në të paktën 530 vendvotime, nga rreth 2800 sa ishin në Kosovë, po bëhet për shkak të manipulimeve të shumta nga komisionarët e partive politike dhe që po vlerësohet se po e dëmtojnë të gjithë procesin zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë hetuese që të qëndrojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të hetuar parregullsitë e raportuara. Sipas saj, gjatë numërimit të votave në disa qendra votimi janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme.

"Sa u takon komisionerëve, unë edhe tani mund t'u bëj thirrje publike edhe Policisë edhe Prokurorisë që mund të qëndrojnë lirisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe aty për aty të shohin dhe t'i marrin provat, sepse në ato vendvotime ku ka rinumërim janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme”, tha Valdete Daka.

Nga ana tjetër, mbi 40 mijë fletëvotime janë vlerësuar si të pavlefshme dhe tani për tani, sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, akoma nuk ka një konstatim rreth natyrës së pavlefshmërisë së këtyre fletëvotimeve.

"Edhe sa i përket këtij procesi zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani në këtë periudhë kur po bëhet rinumërimi i disa vendvotimeve është duke gjetur fletëvotime të pavlefshme dhe duke parë natyrën e tyre. Sigurisht pasi të kemi më shumë kohë do të ketë një raport lidhur me detajet, statistikat që i përkasin pavlefshmërisë së fletëvotimeve”, tha Valmir Elezi.

Organizata të shoqërisë civile që janë të angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve, thonë se mosinformimi i duhur i qytetarëve ka bërë që të ketë shumë fletëvotime të pavlefshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'