Ambasadorët thirrje për pjesëmarrje në votime, Hohmann: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre! Yuri Kim: Autoritetet të zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë

Përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-ve dhe BE-së në Shqipëri dhanë mesazhin e tyre në këtë ditë zgjedhjesh, duke kërkuar që qytetarët të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ishte në një qendër votimi në Elbasan për të monitoruar procesin e votimit dhe tha se po shkonte ashtu sic duhej. Sa i takon pretendimeve të Luçiano Boçit për presione ndaj votuesve, Hohmann tha se duhet që të presim deri të nesërmen kur përfaqësuesit e OSBE-së të paraqesin raportin paraprak për procesin e votimit.

“Siç e keni para gjërat deri tani kanë ecur pa probleme, Duket se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre. Dëshira ime sot është që sa më shumë qytetarë të cilët kanë të drejtën e votës, të dalin të votojnë dhe që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqme. Ajo që qytetarët mund të vendosin sot është se kush do t’i përfaqësojë në këshill bashkiak, kush do të jetë kryebashkiaku i tyre për 4 vitet e ardhshme. Kështu që shfrytëzojeni të drejtën që keni për të zgjedhur. Synimi duhet të jetë të zgjidhet politika më e mirë për Elbasanin.  Jam e lumtur që OSBE ka vendosur të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip të plotë vëzhguesve për zgjedhjet. Le të presim deri nesër kur do të kemi edhe konferencën vëzhguesve ku do paraqiten raportet paraprake”- u shpreh Hohmann.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim me anë të një postimi në instagram, ku shpërndau foton e “bexhit” të saj si vëzhguese, Kim u ka bërë thirrje autoriteteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat në mënyrë të barabartë për të ndaluar shitblerjen e votave.

"Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin", shkruan Kim.

Më pas, Yuri Kim bëri vizitë në Vlorë ku pa nga afër procesin e votimit ndërsa dha mesazhin se qytetarët s’duhet të mungojnë në kutitë e votimit por të shprehin vullnetin e tyre. Po ashtu kërkoi që autoritetet të zbatojnë ligjin.

Postimi i bërë nga Yuri Kim

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Ambasadorja Kim vizitë në Vlorë: Nuk duhet të ushtrohet presion mbi asnjë votues! Asnjë s’duhet të kryejë shit-blerje vote! Autoritetet të zbatojnë ligjet

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte për një vizitë në Vlorë, ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit. Para mediave dha mesazhin që nuk duhet të ushtrohet presion ndaj votuesve dhe askush s’duhet të bëjë shit-blerje vote.

“Do të vizitoj edhe disa vende të tjera, kemi parë të gjitha situatat. Nuk duhet të ushtrohet presion mbi asnjë votues, është e rëndësishme që ssecili të ushtrojë të drejtë, asnjë s’duhet të shesë apo blejë votën. Është përgjegjësia e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”, tha Yuri Kim.

Ora 11:18
Zgjedhjet/ Monitoruesja e OSBE-ODIHR, Glover: Raporti jonë prezantohet të hënën, do të shohim gjithë procesin! Deri tani situatë e qetë

 

Shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE, Andrey Glover në një deklaratë për mediat tha se raporti i OSBE për zgjedhjet do të prezantohet të hënën. Glover tha se do të shohin të gjithë procesin, ndërsa theksoi se deri më tani ka qenë situatë e lehtë.

"Ne kemi vazhduar procesin edhe para ditës së zgjedhjeve, ka ende pyetje pa përgjigje lidhur me procedurat. Do të shohim fundin e procesit për të bërë vlerësimet përfundimtare. Thjesht duhet të presim akoma. Procedurat e djeshme, siç janë shpërndarja e materialit do jenë pjesë e raportit tinë. Zgjedhjet nuk mund të krahasohen, secila zgjedhje është unike. Padyshim që edhe këtë pjesë të procesit shohim me pajisjet identifikuese do shkojmë te ndjekim edhe votimin elektronik", tha Glover.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2023 02:18

    /TURI/,sovranitetit i nje shteti fillon te individi,votuesi me sakte.Diten qe votuesi vendos te shit-bleje voten,ose voton/nuk voton si pasoje e shantazhit,intimidimit,presionit,kushtezimit qe i behet,ate dite humb sovranitetin e vet si individ,sepse humb integritetin e vet dhe respektin per veten dhe pergjegjesine individuale qe ka me vote,por si teresi ndikon ne ate qe ju e quani sovranitet i vendit.S.d.q.verzhguesit e huaj ne zgjedhje jane te pranishem ne cdo vend qe i lejon, perfshi dhe ne BE,SH.B.A.

    Përgjigju
  • Turi: 14/05/2023 16:00

    Kur nje vend eshte sovran nuk duhet te pranoj keta mbeturinat e botes qe te vendosin se kush duhet te kandidoje dhe kush te fitoje , por ky vend ka marre fund vijne te gjithe ambasadoret e cdo shteti dhe bejne komande se nuk ka zot . Koha e monizmit ishte e vetmja kohe qe keta plera nuk i afro te fare sado te keqija qe kishte por ama ishte shtet me kellqe

    Përgjigju
  • Qytetar: 14/05/2023 15:45

    Gjithmone perkrah aleateve tane strategjike te ShBA - BE

    Përgjigju
  • Qinomi: 14/05/2023 13:05

    Amon vetem yuri mos te dale se eshte totalisht e neveritshme

    Përgjigju
    • Deni: 14/05/2023 15:20

      hahahahah ca te ka bo ajo ty Qinomo?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar