Rreth 110 dëshmitarë pritet të japin deklarimet e tyre në procesin gjyqësorë ndaj ish deputetit Mark Frroku nën akuzë për vrasje, pastrim parash, fshehje pasurie e ndërtim të paligjshëm.

Nga këto 12 dëshmitarë janë kërkuar nga Prokuroria dhe pjesa tjetër nga avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi, në seancën e kësaj të martë ku u lexua dhe kërkesa për gjykim.
 
Në listën e dëshmitarëve është dhe deputeti Tom Doshi, i cili sipas prokurorisë do të pyetet në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm që rëndon ndaj Frrokut.
 
Një pjesë e konsiderueshme e dëshmitarëve lidhen me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit 17 vite më parë në Belgjikë, akuzë e cila rëndon ndaj Frrokut dhe sipas mbrojtjes dëshmitarët janë shtetas Belg të cilën kanë dijeni mbi ngjarjen dhe hetimet që ata kanë kryer duke marrë të pandehur Mark Frrokun.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com