TIRANE - Procesverbali i mbledhjeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit ku janë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, është ndryshuar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Kështu ka dëshmuar në seancën gjyqësore të radhës, ish-anëtari i KRRT-së Bashkim Caka.
Vetë Gjika ka munguar në këtë seancë. Caka tha se nuk ka votuar për ndërtimin e një objekti 13-katësh. “Protokollin e mbledhjes e mbante një zonjë me emrin Eleni, mbiemri nuk më kujtohet. Për lejet e ndërtimit që ju hetoni, s’kujtoj me detaje. Për aq kohë sa unë kam qenë në KRRT, s’ka patur leje për objekt 13-katësh”,-tha Bashkim Caka. Ish-anëtari i KRRT së bashkisë së Vlorës në vitin 2011, dëshmon se ka firmosur procesverbalin e mbledhjes, ndërsa shton se, “çka ishin shtuar në fund ishin të dyshimta”. Sipas Cakës ai ka firmosur tjetër procesverbal në përfundim të mbledhjes dhe tjetër ka pare, para Prokurorisë së Vlorës, kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Ai pretendon se, i janë shtuar disa rreshta atij procesverbali, pas mbledhjes për të cilat ai është vënë në dijeni në Prokurorinë e Vlorës. Ndërkohë përsa i përket dëshmisë së tre dëshmitarëve të tjerë, ata kanë deklaruar se i kujtohej mbledhja e vitit 2010 kur janë hedhur firmat për miratimin e lejeve të ndërtimit. Pas dëgjimit të tyre, gjykata vendosi të shtyjë seancën për të hënën e ardhshme, ku do të thirren dëshmitarë të tjerë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

m’u duk i dyshimtë kur firmosa"">