Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend.
Gjatë takimit, ai iu përcolli shefave të komisariateve një sërë detyrash dhe porosish për të përmirësuar më tej imazhin e Policisë, për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të arritur rezultate më të larta në luftën kundër krimit.
Proda, vlerësoi procesin e përzgjedhjes së shefave të komisariateve dhe i uroi ata për detyrën, të cilën e cilësoi jo si privilegj, por si obligim dhe përgjegjësi për secilin prej tyre.
“Angazhimi juaj maksimal në krye të strukturave që drejtoni për ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve, për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të tyre, për parandalimin dhe goditjen e krimit të rrugës që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe shpërndarjen e tyre, të lojërave të fatit, krimeve mjedisore, për sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore, për rritjen e performancës së punonjësve të policisë dhe për etikën e komunikimit me qytetarët është shumë thelbësor. Jam i bindur se secili prej jush do të jetë në lartësinë e detyrës që mban”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi se jemi përpara një procesi zgjedhor dhe se tashmë Policia e Shtetit ka vendosur standarde të certifikuara nga ndërkombëtarët për një qëndrim korrekt. Ai iu kërkoi shefave të komisariateve dhe vartësve të tyre të zbatojnë ligjin.
“Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision zbatimin e ligjit”, tha ai.
S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.2%
-
Të gabuar
53.9%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
23 Janar, 12:35
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
EKSKLUZIVE/ Report TV brenda zyrës ku po përpunohen të dhënat e diasporës
23 Janar, 11:24
-
Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!
22 Janar, 23:03
Tani nuk do kete krime ne shqiperi
PërgjigjuNdonjë porosi për integritetin apo ....?!
PërgjigjuProda kush i hori llokumet
PërgjigjuPo po llokumet i hori Timi