Prodani: Në Beograd jo racizëm por
... genocid, UEFA e pakujdesshme

Prodani: Në Beograd jo racizëm por<br />... genocid, UEFA e pakujdesshme
Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktualisht delegat i UEFA-s, në një intervistë në studion e televizionit A1 Report, ka dënuar mospërshirjen sjelljeve raciste nga ana e serbëve karshi kombëtares sonë në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.

Sipas Prodanit, duke e cilësuar këtë si një pakujdesi nga ana e UEFA-s, theksoi se ato nuk janë qëndrime raciste, por shoviniste, pasi kishin të bënin me thirrje për genocid.

Delegati i UEFA-s tha se këto thirrje janë të paprecedenta në Europë, ndërsa i bëri apel FSHF-së të tregohet e vëmendshme që të mos e lërë këtë pa e përfshirë.

“Unë besoj se kjo është një pakujdesi, mospërfshirja e racizmit në raportin e UEFA. Unë nuk jam dakord se ishin raciste por shumë më të rënda, shoviniste. Racizëm është për një njeri me ngjyrë, kur ofendohet, ndërsa këto ishin thirrje për genocid. Kjo nuk është thënë, dhe kjo nuk përfshihet në fjalorin e zakonshëm të UEFA-s, pasi nuk ka ndodhur më parë. unë nuk besoj se Serbia mund t’i shpëtojë kësaj edhe pse nuk është përfshirë, por duhet përfshirë nga ana e Federatës sonë.” tha Prodani

prodani

Duke qenë vetë në një status të tillë, Prodani u ndal edhe tek raporti i delegatit të UEFA-s në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke u shprehur se ato janë konfidenciale. Ndërsa në lidhje me vendimin që pritet të jepet me datë 23 tetor, ish sekretari i FSHF tha se për raste të veçanta mund të kërkohet edhe më tepër kohë, por shtoi se në këtë rast të gjitha pamjet filmike dhe materialet e dhunës janë të qarta.

“Raportet paraqiten menjëherë por ata janë konfidenciale, ka pak kohë sa të plotëohet me foto e materiale, por plotësohet online. Ky ka qenë një raport më i komplikuar. Raportet janë konfidenciale, i çohen Komisionit të Hetimit dhe palëve. Nëse kërkohet edhe më tepër kohë mund ta zgjasin datën e dhënies së vendimit, por këtë nuk e besoj pasi gjërat janë të qarta të gjitha.” tha ai

prodani

Ndërsa lidhur me lajmin e bërë publik në mediat italiane se Cana rrezikon deri në 1 vit pezullim, Prodani u shpreh mosbesues ndaj këtij fakti, duke shtuar se veprimi i Canës ishte thjesht për vetëmbrojtje. Madje Prodani nënvizon se kapiteni kuqezi nuk e ka goditur tifozin serb, por vetëm e ka neutralizuar

“E para kjo nuk është në referencë, e dyta me sa kemi parë Cana ka vepruar për vetëmbrojtje, nuk e ka goditur dhunuesin e fushës, vetëm e ka neutralizuar. Edhe mund të pritej ndonjë akuzë nga pala serbe, por nuk e shoh të mundshme. Aq më tepër se Cana ka ndërhyrë për të mbrojtur kolegun. Ky sherr ka nisur për një veprim fisnik, mbrojtjen e simboleve.” u shpreh Eduard Prodani

Më tej, delegati i UEFA-s tha se vendimi i ndërprerjes së ndeshjes ishte i drejtë, ndërsa shprehet i sigurt se ekipi ynë kombëtar meriton fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3.

“Objektet që bien në fushë i dorëzohen arbitrit, mund të ndodhte gjithçka. Mbrojtja e flamurit është diçka e rrallë që do të mbetet në histori. Po të isha unë delegat i UEFA do ta kisha mbyllur ndeshjen. Por në rastet e vendimeve madhore delegatët konsultohen me UEFA-n. Serbët rrezikojnë tre pikëshin plus gjëra të tjera. Unë nuk e imagjinoj dot se si mund të na e mohojnë ne tre pikëshin ne.” shprehet Prodani

prodani

Në fund, Prodani jep një mendim edhe lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd javës që vjen, duke theksuar se është dakord me këtë vendim, pasi sipas tij, “serbët t’i sfidojmë me vlerat tona dhe jo me kundërvlerat e tyre.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'