Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët

Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët

Fermeri në Konispol

TIRANË- Prodhimi është i bollshëm në Bashkinë e Konispolit, ku me këtë kulturë bujqësore janë angazhuar pothuajse të gjithë banorët e zonës. Pavarësisht breshrit të shtatorit, 2020-ta konsiderohet një vit i mbarë dhe prodhimi pritet të jetë më i madh se vitin e kaluar. Shqetësimi i fermerëve mbetet rënia e çmimit në tregun e shumicës, ku një kilogram mandarina shitet për 30 lekë. 

 “Manderinat ka patur pak defekt, ra breshër e kemi pastruar, i hoqëm të dëmtuararat dhe tani nuk ka çmim nuk na e marrin me çmim. Çfarë do të bëjmë ne? I kërkojmë qeverisë të na dublojë pasi nuk zemë dot shpenzimet nuk mbulojmë dot ilaçet që i hedhim”, shpreht një fermere.

“Punëtorë kemi pak, çmimi është i ulët. Ky është problemi. Nga qeveria nuk kemi patur ndonjeherë ndonjë ndihmë” , shprehet një fermer tjetër.

Vjelja e mandarinave gjeneron punësim sezonal jo vetëm për banorët e zonës, por dhe për 2500 persona që kanë mbërritur nga Elbasani, Berati e qytete të tjera të vendit.

 “Jetoj në Ksamil. Vijmë punojmë këtu në zonën e Konispolit. Për ne gratë është një mundësi shumë e mirë, për tani dimrit vijmë e punojmë agrumet se aty ku jemi s’ka shumë mundësi për punë”, shprehet një punëtore sezonale.

“Vij këtu në Sarandë për të punuar me mandarina. Jam i kënaqur me banorët, çmimin, mallin. Jam shumë i kënaqur me punën që po bëj Ksamil. Pagesa normale 25- 30 mijë lekë shumë e mirë për mua, shprehet një punëtor tjetër.

“Unë kam ardhur këtu vetë i pestë me gjithë familjen.  Rri në Mërsi me qera si gjithë të tjerat. Në Elbasan nuk ka as punë dhe asgjë dhe kur gjen punë gjen vetëm me miq” shprehet një punëtor tjetër.

Mbiprodhimi ka bërë që çmimi i mandarinave të jetë më i ulët, ndaj po shihet me interes nga të huajt. Tregtari nga Serbia shprehet se ka ardhur në Konispol për cilësinë e mirë të frutit dhe çmimin e favorshëm, por problem mbetet rruga, sidomos në Qafën e Muzinës.

“Produkti në vendin tuaj është me cilësi të mirë. Çshtë  i ngjashëm me cilësinë e produkteve në Greqi! Në vitet e ardhshme produktet shqiptare do të konkurojnë ato greke . Ka disa probleme me transportin dhe shpresoj se do të zgjidhen në të ardhmen! Sa i përket çmimit mendoj se është konkurues në veçanti ndaj atij grek”, tha tregtari.

Mandarinat e Konispolit shiten kryesisht në tregun vendas, në Kosovë, shtetet e Europës Juglindore dhe Lindore. Prodhimi këtë vit deri në fund të sezonit pritet të shkojë në mbi 50 mijë ton.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/12/2020 04:32

    Mjaft u ankuat,tani agrumeve u bie natyrshem cmimi se kane kohen.Ketu ku jetoj,sot bleva 4 Lb(1.81Kg) portokalle pe 5$.

    Përgjigju
  • Armiri: 15/12/2020 20:16

    I LUTEMI FERMEREVE TE MURSISE ,KONISPOLIT,,,DHE JUGUT NE TERESI TE 10 -FISHOJNE SIPERFAQET ME AGRUME,,MANDARINA ,PORTOKALLE,LIMONA,,ULLINJ,,DHE TE RRISIN EKSPORTET NE LINDJE TE EUROPES,UKRAINE,,,POLONI ,,RUSI,,BJELLORUSI,,NE TOTAL JANE GATI 200-250 MILION NJEREZ ATJE QE KANE NEVOJE PER PRODUKTET CILESORE TONAT..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat