Prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit është i bollshëm dhe pritet të shkojë në më shumë se 50 mijë tonë. Mandarinat dhe agrumet e tjera angazhojnë pothuajse të gjithë banorët e Bashkisë Konispol, por gjenerojnë edhe punësim për banorë të tjerë nga zona të Ksamit, Delvinës dhe rrethe të tjera.
“Prodhimi është në rritje sepse dalin në prodhim pemët e reja. Po malli tërhiqet, ka treg”, tha fermeri Stefan Lokoshi.
Mandarinat e zonës së Konsipolit vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore.
“Tregjet tona janë në Poloni, Çeki, Moldani tani së fundmi Kroaci, Mali i Zi dhe Serbi. Për punëtorët e kemi vështirë për shkak të emigrimit, por kemi punësuar nga qytete të tjera si Delvina, Ksamili. Ka prodhim dhe treg, por e vetmja gjë që mungon është energjia sapo bie shi ikin dritat”, tha Arjol Shero eksportues i agrumeve.
Përveç mandarinave, në fermat e Konispolit kultivohen edhe kivi, por që prodhuesit shprehen se përballen me vështirësi në treg, pasi prodhimi nuk po gjen shitje as në tregun vendas.
“Nga 2013 kemi mbjellë përpos mandariave edhe kivi. Çmimi në tregun vendas është në rënie”, tha një tjetër fermer që kulvion kivi.
Shumica e banorëve të Konispolit kanë kultivuar në fermat e tyre agrume dhe vit pas viti prodhimi shënon rritje duke e kthyer në sektorin bazë të ekomisë së zonës.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
67.1%
-
Jo
25.1%
-
S'kam mendim
7.8%
Vota total: 1466
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Bënte drifte në zonat e banuara, ‘e pëson’ i riu në Vlorë, i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme
28 Janar, 18:25
-
Aksident në Vlorë, makina përplas 62 vjeçarin! Drejtuesi i mjetit përfundon në komisariat
27 Janar, 18:27
-
VIDEO/ Vodhën 2400 euro biçikleta, bizhuteri dhe ushqime, arrestohet 16-vjeçari në Vlorë, në kërkim shoku 18-vjeçar! I mituri ishte në arrest shtëpie
27 Janar, 12:03
-
Vlorë/ Policia Rrugore arreston 3 persona, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pezullohet leja e drejtimit për 7 të tjerë
27 Janar, 11:57
-
Reshje dëbore në Llogara, pastrohet dhe kriposet rruga! Asnjë problematikë në qarkullimin e mjeteve
27 Janar, 09:04
-
Dëmtohen dërrasat, ura e Zvërnecit rrezik për turistët: Duhet rregulluar (VIDEO)
26 Janar, 20:38
-
Ishin vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e policisë, sekuestrohen 16 kamera sigurie në 6 lagje të Vlorës
26 Janar, 18:05
-
I morën paratë një emigranti të paligjshëm pakistanez, vihen në hetim dy efektivët e policisë kufitare në Sarandë (EMRAT)
26 Janar, 14:10
-
Vëzhgoheshin lëvizjet e policisë! Pas Shkodrës, edhe në Vlorë zbulohen 16 kamera sigurie të vendosura nga krimi në 6 lagje
26 Janar, 13:18
-
Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet e qëllimshme
26 Janar, 10:37
-
IKMT aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Gjirin e Hartës në Ksamil (VIDEO)
25 Janar, 13:49
-
Shembet nga erozioni rruga në Selenicë, 200 banorë drejt izolimit: E rrezikshme, aksi lidh 8 fshatra! Inxhinieri i firmës: S’ka vendim për ndërhyrjen
24 Janar, 16:16
dhjetefishoni siperfaqen me kete frut te bekuar,mandarinen,,,por mos harroni te 10-fishoni sip..me portokalle,,limona,ullinj,,pjeshke,,,rrush,,kiwi,,arra, ,,etj,,,,,asnje cm toke-koder-mal mos lini pa mbjelle ne jug,,kemi nje klime te mrekullueshme,,,dhe toke te mrekullueshme...,,
PërgjigjuPO KE SHUME TE DREJTE. PO GRANTET E BE ME MILIONA EURO I MARIN KUSHURINJT E POLITIKANEVE MAJTAS DJTHTAS DHE BEN QIMJA MES TYRE. E BEJN BAR LOKALE "AGROTURZMI". EMISIONI "TOP STORY" I NXORI ME EMRA E MBIEMRA. FERMERET E SHKRET QE NXJERIN DJERS E ROPATEN NUK PERFITOJNE ASGJE NE TE SHUMTEN E RASTEVE.