PESHKOPI - Zona e Dibrës është e njohur për prodhimin e qershive. Në këtë periudhë pemët janë të tejmbushura me prodhim, pasi prodhimi i tyre këtë vit ka qenë i mbarë.
Prodhimi i frutave është shumë i favorshëm për shkak të klimës shumë të mirë të kësaj zone. Por ajo që është problematike për fermerët është fakti se i gjithë ky prodhim rrezikon të mbetet pa treg.
Një prej fermerëve që i është përkushtuar rritjes së qershive është edhe Atli Mani nga fshati Pekë i komunes Melan. Ai ka mbjelle 6 dynym gjithsej 140 rrënjë qershi, të cilat sapo janë pjekur.
Rruga e shkatërruar që lidh Peshkopine me pjesën tjetër të vendit pengon shumë kalimin e këtij prodhimi me kosto të ulta në tregjet me shumë konsumatorë si në Tiranë apo edhe qytetet të tjera. Fermeri kërkon që shteti t'u krijojë mundësi për të finalizuar punën e vështire me kultivimin e këtij fruti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com