Ministria e Bujqësisë është e vendosur të mbështesë prodhimet vendase. Përmes një nisme të linçuar gjatë kësaj të hëne ne ambientet e ministrisë janë ekspozuar ne një sallon të posaçëm prodhime shqiptare, ku spikasnin verërat dhe vaji i ullirit. 

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është shprehur se kjo nismë do të pasohet dhe nga nisma të tjera duke lajmëruar krijimin e prodhimeve të freskëta edhe brenda ministrisë e kjo si shembull për të zhvilluar bujqësinë në vend. Sipas Panaritit nuk do të lejohet pa u shfrytëzuar asnjë centimetër tokë.

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi kërkoi bashkëpunimin e fermerëve për të rritur konkurueshmërinë. Numri 2 i ekzekutivit theksoi se shifrat e eksportit këtë vit janë rritur dhe kjo është tepër pozitive ndërsa garantoi se qeveria është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta. Në këtë aktivitet janë ndarë edhe çmime për verërat më të mira dhe vajin metë mirë të ullirit.

ekspozita ne ministri
ekspozita ne ministri
ekspozita ne ministri


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)