Prodhimi bujqësor -Indeksi i çmimeve i stabilizua

 /ATSH/- Indeksi i çmimeve për produktet bujqësore e blegtorale në tregjet e vendit, shënon stabilitet, në javën e parë të muajit Nëntor, megjithëse jemi në fund të sezonit të prodhimit bujqësor për disa nga artikuj e shportës, bëri të ditur ministria e Bujqësisë.
Këtë vit si rezultat i një oferte shumë të bollshme të prodhimeve bujqësore, ku u shënua rritje e prodhimit dhe eksporteve, çmimet kanë qenë rreth 25-30% më të ulëta se një vit më parë dhe vazhdojnë të jenë të stabilizuara duke ruajtur një tregues të favorshëm dhe për konsumatorin.
Sipas dikasterit të Bujqësisë, viti 2015 evidentoi rekord në prodhimin e frutave dhe të perimeve, po kështu një prodhim të mbarë historik të drithërave, prodhim të shkëlqyer të rrushit, prodhim të mbarë të ullirit dhe 30% më shumë prodhim të vezëve dhe qumështit.
Statistikat tregojne se, çmimet mesatre të perimeve në sera si domate, kastraveca, etj, rezultojnë të jenë me një rritje të papërfillshme kundrejt sezonit në pikun e prodhimit të tyre. Ndërsa rritje të çmimit kanë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat.
Për të rritur trasparencën e indeksit tëçmimeve të prodhimit dhe të konsumit që deri tani kryehet nën përgjegjësinë e INSTAT, ministria e Bujqësisë bën të ditur se këtë vit do të jetë kjo ministri që do të prodhojë dhe publikojë statistikat, përfshirë këtu edhe kostot dhe çmimet e prodhimit dhe të shitjeve me shumicë dhe pakicë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social