Në Roskovec, fermerët po shesin prodhimin me çmime qe nuk mbulojnë as koston bazë te prodhimit.
Ne u ndalën në disa sera në fshatin Suk 1, ku kastravecat po shiten me 20 lek për kg, ndërsa siç tregojnë fermerët, deri para disa ditësh grumbulluesit e merrnin me 40 lek/kg.
“Me këto çmime nuk mbulojmë as shpenzimet minimale, nuk ia del as ta vjelësh jo më të nxjerrim fitim,” shprehen fermerët, të cilët theksojnë se investimet për farëra, plehra kimike dhe mirëmbajtjen e serave janë gjithnjë në rritje”, thonë fermerët.
Fermerët thonë se në momentin e vjeljes detyrohen ta çojnë direkt prodhimin në magazinë grumbullimi pasi prishet shpejt. Kjo, sipas tyre, ul çmimin dhe i vendos në pozicion të dobët negociues.
“Ne e shesim poshtë kostos. Në këtë çmim nuk nxjerrim as shpenzimet minimale,” thonë fermerët e Suk 1.
Ata kërkojnë vendosjen e një tabele javore çmimesh në ccdo pikë grumbullimi, me argumentin se luhatjet e shpeshta po e bëjnë të pamundur planifikimin e prodhimit.
Ata flasin me shqetësim si për produktin që shesin nën kosto ashtu dhe për çmimet e larta të plehrave kimikë dhe mungesën e fuqisë punëtore.
Në të njëjtën kohë, në tregjet e qyteteve, kastravecat shiten me 120 lek për kg. Diferenca e madhe mes çmimit në fermë dhe atij në treg lidhet zakonisht me abuzimin e grumbulluesve e tregtareve qe rrisin marzhin e fitimit.
Komente











