Një fabrikë kimike e kompanisë industriale Diehl Metal në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën është përfshirë nga flakët këtë të premte, duke shkaktuar një re të madhe tymi.
Autoritetet në Berlin kanë lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezikun dhe u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit.
Zjarri është në Diehl Metal Applications në lagjen Lichterfelde të Berlinit, e cila është një kompani motër e Diehl Defense, prodhues i raketave vdekjeprurëse IRIS-T.

Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar 170 zjarrfikëse, teksa zjarrfikësit ndërhyjnë nga jashtë, me kostume mbrojtëse specifik. Vendi është evakuuar plotësisht dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës. Megjithatë, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri.
Feuer mit Explosionen in Berlin Lichterfelde am 03.05.2024 #Feuerwehr #brand pic.twitter.com/4hZG5XekU0
— Niko (@nl_an) May 3, 2024
B.K/Shqiptarja.com
Komente

