BERAT- Pesë persona janë çuar për hetim në Prokurorinë e Beratit pasi akuzohen prodhim të paligjshëm të gurit gëlqeror në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por vetëm inicialet dhe moshat e tyre.
Bëhet fjalë për:
I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Mbi pesë personat rëndojnë akuzat: “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe "Punësim i paligjshëm", ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për prodhimin e gurit gëlqeror në zonën e mbrojtur.
Njoftimi i plotë:
Berat
Në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Polici në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit:
- I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
- B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
- C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
- A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
- S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet e ushtruara, ata janë konstatur duke ushtruar aktivitet minerar në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe "Punësim i paligjshëm". Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura.