SHKODËR- Hetimi ka nisur ndaj Besnik Kopshti, pronarit të një subjekti në Shkodër, pasi prodhonte detergjent në mënyrë të paligjshme dhe i hidhte në treg.
Në kuadër të një operacioni, policia gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e 54-vjeçarit në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.
Nga hetimet ka rezultuar se përveç se 54-vjeçari i tregonte në mënyrë të kundraligjshme, ishin edhe të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.