Mund të duket e pabesueshme por është mëse e vërtetë; fermerët e kakaos në Bregun e Fildishtë që ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës jo vetëm nuk kanë provuar kurrë një çokollatë, por nuk dinë as për çfarë përdoren kokrrat e kakaos që ata kultivojnë. Nëpërmjet një interviste nga një gazetar zbulohet dhe kjo tragji-komedi që egziston në zonat e thella të Afrikës ku punohet ende me forma primitive dhe banorët jo vetëm nuk kanë asnjë akses me teknologjinë e avancuar por nuk kanë as njohuritë minimale, qoftë dhe për produktin që prodhojnë vetë.

Në këtë rast ky kultivues kokrra kakaosh shprehet se pavarsisht se ka një jetë të tërë që mbjell, mbledh dhe fermenton kokrrat e kakaos sërisht nuk e di se përdoren për të bërë çokollatën, por di vetëm që janë mjaft të kërkuara dhe ai nëpërmjet tyre siguron bukën për fëmijët e tij. Është falë gazetarit që ai provon për herë të parë se çfarë shije ka një copë çokollatë dhe mbetet i mahnitur nga shija e veçantë dhe e shijshme e saj.

Fermeri Alfonse ashtu si dhe gjithë kultivuesit e tjërë të kakaos dinë vetëm që ajo përdoret në disa gatime për t’u dhënë atyre shije, por nuk e kanë parë ndonjëherë si produkt të përfunduar. Bregu i Fildishtë është vendi ku prodhohet 80% e kakaos me të cilën bëhen çokollatat e gjithë botës.

Shpeshherë është vënë në dyshim se çfarë mund të ndodhë nëse kultivuesit e saj vendosin të mos e prodhojnë më ose nësë ka ndonjë problem me shirat, siç ka ndodhur pak vite më parë. Në gjithë botën mund të ketë reduktim te prodhimit të çokollatës dhe kjo do të ishte fatale për të gjithë adhuruesit e saj.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)