Prodi:Shqipëria të anëtarësohet 
shpejt në BE, nuk duhen grindje!

Prodi:Shqipëria të anëtarësohet <br />shpejt në BE, nuk duhen grindje!
TIRANE - Objektivi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, duhet të jetë viti 2020. Ka qenë ky parashikimi i ardhur nga ish-presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, gjatë leksionit të mbajtur para studentëve të universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në ditën e dytë në konferencës “Shqipëri-Itali, Partneritet për Europën”. Ish kryeministri italian duke folur për rajonin e Ballkanit, tha se e ardhmja është në Bashkimin Europian, por procesi është ngadalësuar nga partitë populiste.

Parashikimi i Prodit, "Shqiperia ne vitin 2020 ne Bashkimin Europian"
Ish-kryeministri italian tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian vërtetë është ngadalësuar vitet e fundit, por nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Europës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale. Prodi tha se duhet të ketë një përshpejtim të procesit të integrimit nga vendet që tashmë e kanë statusin e vendit kandidat, ku bën pjesë edhe Shqipëria...dhe kjo sipas tij realizohet duke sheshuar konfliktet e brendshme politike dhe duke pasur bashkëpunim për “detyrat” kyçe që Komisioni Europian i ka vënë vendit tonë.

“Debati për kufijtë e Evropës është i vështirë, por për Ballkanin s’ka diskutime që e ardhmja është në Bashkimin Europian. Në BE tani dominojnë partitë populiste dhe janë pikërisht euroskeptikët në BE që ngadalësuan procesin e integrimit me vendet e tjera. Marrja e statusit kandidat do të thotë që rruga ka filluar. Për mendimin tim duhet përshpejtuar anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke ndërmarrë reformat e duhura. Si të vazhdohet? Të luftohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Unë mbështes zgjerimin e Bashkimit Europian dhe besoj dhe mendon se hyrja e Shqipërisë në BE të bëhet para vitit 2020, por jo me këtë Europë që kemi aktualisht. Vendet kandidate si Shqipëria duhet të vrapojnë. Dhe duhet një përshpejtim i procesit sepse ka një urgjencë për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Dhe kjo vjen vetëm nësë je pjesë e BE. Për këtë arsye është e nevojshme të ketë unitet politik të brendshëm”, - u shpreh ish-presidenti i Komisionit Europian.

Romano Prodi leksion ne Universitetin "Zoja e Keshillit te Mire"
Dita e dytë e Konferencës “Shqipëri-Itali, partneritet me Europën” u zhvillua në formën e një leksioni që ish-presidenti i Komisionit Europian, zoti Romano Prodi dha para studentëve të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të pranishëm gjithashtu ishin personalitete të larta të politike, nga mazhoranca e opozita. Dita e pare e konferences: Rama: Italia partner i afërt..duhet më tepër, Prodi: Është bërë pak!

prodi

Incidentet Serbi-Shqipëri, Prodi: BE nuk do vende që grinden..mos përsërisni problemet e së shkuarës
Në fokus të leksionit që zoti Prodi dha para studentëve të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, u vendos edhe ndeshja që u ndërpre mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe incidentet e akuzat që pasuan pas përplasjes së 14 Tetorit.
 
Për ish-kryeministrin italian, Europa nuk do dy vende që konfliktohen me njëra-tjetrën. Ai bëri apel për bisedime mes Shqipërisë dhe Beogradit, ndërsa vlerësoi se Tirana zyrtare ka bërë përmirësim të ndjeshëm sa i përket shmangies së problemeve të së shkuarës. Prodi theksoi se me anëtarësimin në Unionin Europian problemet etnike do të zhduken. 

“Në këto rajone problemi etnik është i dukshëm sepse kufijtë nuk tregojnë popullsinë e një vendi. Por unioni europian për këtë është, për zhdukjen e kufijve. Dhe Italia me Austrinë ka patur këtë problema, por u zhdukën me anëtarësimin e Austrisë. Dhe në njëfarë mënyre Europa është bashkim minorancash dhe ato duhen të konservohen. Për Shqipërine s’ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të shpejtë në BE. Prandaj unë mbështes zgjerimin e BE. Projekti europian nuk ka perfunduar ende. Procesi i integrimit duhet mbajtur jashtë fushës së lojës së futbollit sepse politikanët e BE nuk kërkojnë tensione. Prandaj duhen diskutime dhe marrëveshje. BE është e qartë, nuk duan dy vende që grinden me njëra-tjetrën. Sepse duhen diskutime të shumta dhe BE nuk do përsëritjen e problemeve të kaluara. Imazhi i Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë. Para anëtarësimit nuk duhet të eksportohen problemet në BE. Dhe besoj se integrimi në BE është shumë serioz sepse ofron një prespektivë serioze”, u shpreh ish-Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.

prodi

Apeli i Prodit për shqiptarët: Ndërtoni Bashkimin Europian në Shqipëri
Për të ardhmen e Shqipërisë Romano Prodi jep një mesazh të qartë të Tiranën zyrtare: Ta ndërtoni Bashkimin Europian në Shqipëri. 

“Unë uroj për shqiptarët që të mos kenë me dëshirë të emigrojnë. Dhe besoj se integrimi në BE është shumë serioz sepse ofron një prespektivë serioze”, përfundoi Prodi.
 
Prodi: Shqipëria anëtarësim të shpejtë në BE, s’ka alternativë tjetër! 
Iss-kreu i Komisionit Europian shprehu qëndrimin pro zgjerimit të Bashkimit Europian, duke thënë se “projekti evropian nuk ka përfunduar ende”. Ndërsa për Shqipërinë, bindshëm thotë: S’ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të shpejtë në BE”.

prodi

Ish-presidenti i Komisionit Europian bërë një krahasim mes Europës së 10 viteve më parë dhe Europës aktuale.
 
“Debati për kufijtë e Europës është i vështirë. Madje kur kam qenë president e kam ngritur çështjen disa herë për të caktuar kufijte e BE në Parlamentin Europian, dhe s’e ka pranuar parlamenti. Për Shqipërinë nuk diskutohet pjesa që është në BE. Ka filluar prej kohesh një diskutim për Turqinë, por situata ka ndryshuar shumë nga fillimi kur ishte ky diskutim. Sepse Turqia u kthye në një fuqi rajonale. Dhe me ndryshimin e politikës së Jashtme ka sjellë hezitime. Për Ukrainën e them qartë se s’do jetë ndonjëherë në BE, sepse është një vend që s’mund të jetë as rus as në BE. Ndërsa për Ballkanin s’ka diskutime që e ardhmja është në BE”, tha Prodi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim