Producenti hollivudian: Marijuana e
Lazaratit më e kërkuara në Holandë

Producenti hollivudian: Marijuana e<br />Lazaratit më e kërkuara në Holandë
Issa Zaroui, producenti ekzekutiv i filmit hollivudian “Lazarat Burning” ka rrëfyer motivet që e kanë nxitur të realizojë këtë film për çështjen e shumëpërfolur të marijuanës që u mboll në Lazarat. Ndërsa në Amsterdam Zaroui ka parë që të shitej legalisht marijuana bio e “markës” Lazarat, vete Lazarati dhe Shqipëria në atë kohë digjej nga problemet e pasojat e kultivimit te saj ilegal.

Vetëm ky motiv, ky kontrast që ka vënë re Zaroui të bën të shpresosh se në vjeshtën e vitit 2017 producentët e aktorët e “Mercury Films”, ku drejtor është një nga emrat më të njohur të Hollivudit, Uilliam Kaufmann, do të sjellin një film me vlera. Në këtë film personazhi kryesor është një shqiptar që quhet Bujar dhe ky do të luhet nga aktori i famshëm hollivudian Gabriel Garko. 

Ju jeni shprehur se në film do të trajtoni vlerat më të mira të Shqipërisë, atëherë në filmin tuaj cilët do të jenë fajtorët apo shkaktarët e një imazhi shumë të keq në botë që ka Lazarati dhe Shqipëria?
-Sigurisht ne do të flasim në këtë film se çfarë ka ndodhur ne të vërtetë në Shqipëri, por i kemi shtuar disa doza krimi fiction, por kjo nuk do të thotë se kemi marrë parasysh të trajtojmë të gjithë problemin, por do ta pasqyrojmë problemin. Filmi në thelb nuk është vetëm për Lazaratin, por bëhet fjalë për një djalë të vogël shqiptar që mbeti pa prindër në një moshë të parakohshme, i ati ju qëllua dhe nëna i vdiq në fushat ku mbillej hashashi. Dhe ky djalë u kthye ne një komandant që luftonte trafiqet e drogës. Në njësinë e tij kishte edhe katër njerëz të tjerë, secili prej tyre është një karakter më vete, i veçantë dhe ata njerëz përveç dhimbjes trajtojnë dhe problemet. Ju duhet te shihni filmin me gjithë pasqyrimin e jetës që të vendos në këto kushte. 

Ishte e vështirë të shkruanit një skenar për këtë çështje?
-Para se të vija në Shqipëri, nuk e dija se çfarë ishte Shqipëria. Nuk e dija fare. Një shoku im i cili ka jetuar dy vjet këtu më tha se jam mirë, jam në Shqipëri. I thashë ku është Shqipëria, dhe ai tha që: “Jam aty ku është Lazarati”. Kështu mendova që para se të vij duhet të bëj kërkime, se nuk është e thjeshtë, por ai më dërgoi shumë linqe për Lazaratin dhe Shqipërinë. Në këtë moment unë mora bashkëskenaristin tim dhe erdha këtu. Zbritëm në Lazarat, ndenjëm aty dhe takuam njerëz, dhe ata u trembën, sepse menduan se mos do t’ju bënim publicitet të keq dhe unë i qetësova dhe u thashë se s’ka asgjë që të shqetësoheni. 

Pasi u kthyem në Amerikë skenaristi Pete Gibbons iu rikthye kërkimeve dhe ne u rikthyem pas në kohë. Kur të shihni filmin do të shihni se ka shumë histori të vërteta dhe gjëra që realisht kanë ndodhur në Lazarat. Kur u ktheva pashë vetëm fusha bosh, shkova kur kishte mbaruar gjithçka, ngela në fakt pak i zhgënjyer. 

Ku është bazuar skenari i këtij filmi?
Është bazuar i gjithë në raportimet e mediave shqiptare dhe të njerëzve shqiptarë. Na u deshën katër vizita këtu, ne kemi lëvizur shumë, për të bërë kërkime. Jemi ende ne kohë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim filmin në fillim të gushtit dhe në fund të shtatorit të 2017-s. 
Por ju siguroj se çfarëdo që do të shini do të jetë në rol pozitiv, unë mendoj se gjërat kanë ndryshuar këtu. Madje unë habitem pse shqiptarët duan të largohen nga Shqipëria. Unë jam në ditën e gjashtë dhe jam shumë mirë këtu. Ka shumë ndryshime për të bërë, por gjërat kanë ndryshuar për mirë. 

Po pse pikërisht Shqipëria që ndoshta ka hyrë e fundit në biznesin ilegal të drogës bëhet çështje në një film ndërkombëtar dhe jo një vend tjetër?
Ky është një problem që nuk i përket vetëm Shqipërisë. Në mënyrë artistike unë kam krijuar një personazh fiction që është i huaj dhe është ai që e menaxhon biznesin e marijuanës së Lazaratit. 

Çfarë e bëri kaq të bujshme ndërkombëtarisht çështjen e Lazaratit. Si Mendoni?
-Sepse ne Lazarat marijuana është prodhimi më i mirë, sepse është më bio dhe rritet në tokën natyrale dhe ka klimën më të mirë. Madje as unë nuk e di pse është bere kaq e famshme, por kur kam shkuar në Amsterdam kam parë se marijuana më cilësore shitej me logon Lazarat. 

A mund të jepet një imazh i mirë për Shqipërinë, kur inkrinimini i popullsisë shqiptare nga ata që drejtojnë biznesin e drogës është një problem i madh? 
-Po ashtu është, por ne në këtë film kemi një mesazh që të largohet kjo e keqe jo vetëm nga vendi juaj. Kjo ka të bëjë edhe me mosnjohjen gjeografike. Nëse pyesje në Amerikë se ku është Lazarati, përgjigja ishte në Shqipëri. Po ku ishte Shqipëri s’e dinin. Nga Lazarati ne mësuan më pas se kush ishte ky vend. Por e vërteta është se ky projekt filmik Hollivudian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës, por jo pjesën e keqe të Shqipërisë, por më të mirën” 


Është publikuar pak kohë më parë që janë zgjedhur disa aktorë shqiptare, cilët janë ata?
Qe janë zgjedhur aktorët janë thjesht thashetheme. Por gjithsesi janë një gjë e mirë se po flitet për filmin. Ne në të vërtetë kemi filluar intervistat me shumë aktorë dhe vetë regjisori besoj se do të vijë këtu në fund të shkurtit,ku do të vendoset përfundimisht. Kam përgatitur një listë më aktorë dhe mbetet për të konfirmuar pjesëmarrjen e aktorëve shqiptarë me regjisorin.


Reedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim