Producenti i njohur amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin më të sigurt për turistët: Ndihem i mirëpritur kudo që shkoj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim producentin e famshëm amerikan, Angelo Doc Velasquez i cili vjen në kryeqytetin shqiptar për festivalin “Kënga Magjike”. Veliaj në shenjë mirënjohjeje i dhuroi artistit amerikan, “Kullën e Sahatit të Tiranës”. 

“Ishte një kënaqësi që sot Doc ishte në Tiranë, edhe ka qenë këtu gjithë këtë javë për “Këngën Magjike”. Një nga artistët më të arrirë, mentor për shumë artistë. Eshtë vërtetë nder që e kemi në Tiranë, edhe një nga ata personazhe që ka qenë frymëzues për shumë artistë të rinj. Kur mendoj Drake apo The Weekend dhe shumë artistë që janë rritur në atë fidanishte, në atë studio, dhe janë bërë histori suksesi, është një apel për secilin prej nesh. Kushdo që mbërrin diçka, gjithmonë duhet të mendojë a do rrisë edhe dikë tjetër, ta fuqizojë, ta inkurajojë dikë, do t’i japi krah dikujt të ecë përpara. Të falënderoj shumë që je një artist i madh, por edhe një mentor jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ishte mesazhi i Veliajt. 

Producenti i njohur amerikan, Angelo Doc Velasquez tha se Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se Tirana është një qytet i mrekullueshëm dhe shumë i sigurt, sidomos për turistët. 

“Ka shumë talente në Shqipëri. Ju donit që të flisja për çmimet Grammy, por Shqipëria duhet të ketë çmimet e saj Grammy. Talenti është këtu dhe unë madje, iu  thashë këtyre djemve se, duke parë disa prej talenteve, do paguaja për t’i parë disa nga ato performanca në SHBA. Talenti është njësoj, duhen vetëm të kenë mundësitë. Tirana është më i sigurt se qyteti im! Unë mendoj se ky qytet është i mrekullueshëm, mikpritja e njerëzve, dhe kudo që kam shkuar e kam ndjerë këtë. Gjëja më e rëndësishme, si turist, është të ndihesh rehat dhe i sigurt, dhe ndihem që jam i mirëpritur në shumicën e vendeve që shkoj. Sepse në SHBA, ka vende ku shkoj dhe nuk ndihem i mirëpritur. Ndërsa këtu, unë ndjej vërtetë energjinë, ndjej pozitivitet dhe ndjej shumë, shumë dashuri dhe pasion”, u shpreh Doc.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Primaret e Berishës nxorën kandidatët më të mirë për 14 majin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto