Thirrjen e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit për të mos i konsumuar produktet "Wudy' pasi i kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, e mbështet dhe mjeku epidemiolog Rexhep Muja.
Epidemiologu Muja, në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se bëhet fjalë për një bakter të rrezikshëm për shëndetin, por jo në nivelet e disa baktereve të tjera si "Salmonellosis", megjithëse duhet të jemi të vëmendshëm ndaj thirrjes për mos t'i konsumuar.
"Është vërtet i rrezikshëm, por jo më i rrezikshmëm si "Salmonellosis", i jep shenjat e veta si sëmundje, detyrimisht që banorët duhet ta kenë parasysh thirrjen nga autoritet Kombëtar të Ushqimeve, për popullatën mos t'i përdorin", tha epidemiologu.
Epidemiologu njofton deri më tani se nuk ka pasur persona të cilat janë paraqitur me shenja të infeksionit të shkaktuara nga bakteri Listeria monocytogenes , i gjetur në produktet "Wudy".
"Analiza kryen në laboratorin tonë, gjithçka është e gatshme për çdo lloj infeksioni, nuk mundojnë teserat, por deri më tani nuk kemi ndonjë informacion të ndonjë qytetari me ndonjë shenjë. Gjithçka është gati për të kryer analizat.", u shpreh ai.
Epidemiologu Muja shpjegon dhe shenjat klinike që shkakton “Listeria”
"Klinika fillon me ethe në 24 orëshin e parë, por mund të zgjasë dhe më shumësi si periudhë klinike, ethe, dhimbje koke dhimbje muskujsh, por diagnoza laboratorike merret vetëm nëpërmjet mostrave , qoftë të gjakut, urinës, feçeve", tha mjeku epidemiolog.
Produktet "Wudy" kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
21 Dhjetor 2024, 10:44
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor 2024, 16:26
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06