Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është parë përballë forcave të policisë, duke qëndruar mes efektivëve dhe protestuesve.
Bagayoko, i cili ka qenë i pranishëm në disa prej protestave të nxënësve dhe studentëve, u vendos përpara një grupi të rinjsh në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen e tyre me policinë. Pamjet e momentit janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Enzo Rabouy.
Protestat studentore janë shtrirë në gjithë Francën. Mijëra shkolla janë bllokuar, qindra mijëra të rinj kanë dalë në rrugë, ndërsa përplasjet me policinë kanë shtuar tensionet.
Lëvizja nisi në fund të shtatorit dhe nxënësit kërkojnë më shumë investime në arsim, mësues që të zëvendësojnë mungesat, klasa më pak të mbingarkuara dhe godina shkollore në kushte më të mira.
Ata ankohen gjithashtu se shumë shkolla nuk janë të përshtatura për temperaturat e larta që goditën Francën gjatë verës.












Komente
Komento