Vllaznia ka fituar 1-0 me Laçin, duke marrë 3 pikë jetike në garën për mbijetesë në Superiore, duke lënë pas Teutën, që në Durrës është ndalur në barazim 3-3 nga Kamza.
Por një akuzë e fortë vjen nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili para ndeshjes në Shkodër ka deklaruar se Vllaznia do të fitojë 1-0 ndaj Laçit, duke akuzuar klubin shkodran për dhënie ryshfeti për ekipin Kurbinas.
Komento