Profesionet e dyta, zgjedhje
apo zgjidhje për këngëtarët
Shumë nga personazhet e famshëm në Shqipëri përveç muzikës, duket se i dedikohen edhe pasioneve apo profesioneve të tjera të ndryshme nga bota e artit. Mesa duket shumë prej tyre.
TIRANE - Shumë nga personazhet e famshëm në Shqipëri përveç muzikës, duket se i dedikohen edhe pasioneve apo profesioneve të tjera të ndryshme nga bota e artit. Mesa duket shumë prej tyre e kanë kuptuar se është e pamundur të mbijetosh në tregun muzikor si dhe të jesh gjithnjë i suksesshëm.
Për këtë arsye ata kanë menduar se një rrugë e dytë dhe alternative përveç muzikës, do të ishte një mundësi e mire për t'a. Kujtojmë këtu këngëtaren e njohur simpatike Zanfina Ismajli, e cila ka përfunduar arsimin e lartë për degën e jurisprudencës. Në një prononcim për "TH&TH", ajo ka thënë se nuk është aq e lidhur me këtë profesion. "Jo aq shumë sepse unë jam e përkushtuar totalisht me muzikën si profesion primar dhe nuk jam aspak një juriste. Gjithsesi, kam dashur të kem një diplomë dhe mos të jem pa fakultet të kryer, kështu që realizova edhe dëshirën e familjes njëkohësisht. Në të ardhmen mendoj që të merrem me këtë profesion,"- është shprehur këngëtarja.
Gjithashtu duket se studimet për drejtësi janë kthyer në modë edhe për vipat. Mund të përmendim këtu artisten Diellza Kolegeci, këngëtaren Marsela Çibukaj apo edhe këngëtaren Rovena Stefa etj. Ndërkohë artistë të tjerë kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet për degë, të cilat përfshijnë shkencat sociale dhe marrëdhëniet me publikun.
Këtë degë sa i përket studimeve master është duke me e ndjekur edhe këngëtarja shqiptare Samanta Karavella, e cila gjithashtu ka përfunduar studimet 3- vjeçare për gjuhën spanjolle. Ndërkohë këngëtarja e hiteve, Elvana Gjata ndonëse deri në këto çaste është duke korrur mjaft sukses, duket se ka menduar se do të ishte mirë të kishte dhe një profesion tjetër, për këtë arsye ajo ka zgjedhur regjizurën si një
opsion tjetër.
Edhe këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike, një profesion ky që nuk lidhet aspak me muzikën. Ndërsa Eliza Hoxha, këngë
tarja nga Kosova ka përfunduar studimet për degën e arkitekturës dhe gjithashtu është shprehur se nuk i ndan dot këto dy pasione të saj. Sa i përket reperit Big Basta, vazhdon studimet për shkenca sociale. Mesa duket pasioni dhe dëshira për të bërë muzikë nuk mjafton që personazhet e famshëm t'i dedikohen vetëm asaj. Por këto diploma të cilat merren nga ata sa funksionale kthehen në jetën e përditshme?
(xh.k/shqipatrja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj
10 Tetor, 08:13
-
Presidenti Zelensky takim në Paris me Emmanuel Macron
10 Tetor, 07:54
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare në Kuvend! PD kishte paralajmëruar kaos
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara
10 Tetor, 07:33
-
Presidenti Erdogan sot në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë! Pritet me ceremoni nga Begaj, takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA)
10 Tetor, 07:17
-
Në punë është një ditë ideale për të përfunduar projekte ambicioze, horoskopi për sot
10 Tetor, 07:10
-
LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima
10 Tetor, 06:57
-
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)
9 Tetor, 23:46
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52